Teknologji

MERKEL-PHONE / Ja telefonat kundërpërgjim

merkel phoneNjë veprimi i korrespondon gjithmonë një kundërveprim. Veprimi në fjalë është spiunimi i kryer nga agjencia për sigurinë kombëtare amerikane, NSA, dhe i zbuluar prej Eduard Snoudenit. Kundërveprimi janë celularët antipërgjim, një propozim i ri i teknologjisë së lartë që është duke fituar mbështetje në të gjithë botën. Në fakt, këta celularë shmangin spiunazhin strategjik, ai gjatë të cilit peshkohen të gjithë të dhënat që kalojnë në rrjete telefonikë, që më pas ruhen për raste nevoje. Gedafi përshembull kishte një sistem të ngjashëm dhe mund të mbante nën kontroll të gjithë popullin e Libisë, për disa dhjetëra miliona euro në vit. Një cmim “si për mik”.

Kundërvepimi më i fundit në rend kohor ndaj këtyre Vëllezërve të Mëdhenj vjen nga Gjermania, dhe jo rastësisht. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është një prej politikanëve, të cilës spiunët e SHBA i kanë kushtuar një “vëmendje të vecantë”. Për t’u mbrojtur, ajo i ka kërkuar ndihmë Secusmart, kompania teutonike që ka krijuar të ashtuquajturin Merkel-phone. Në bazë të tij është një Blackberry Z10 i pajisur me SecuSuite, një trësi aplikacionesh që kripton kontaktet në rubrikën telefonike, shënimet dhe dokumentat e pranishëm në telefon dhe që lejon edhe dërgimin e telefonatave, emaileve dhe sms-ve të kriptuara.

Tingëllon si një celular “antibombë”, por që megjithate e ka një problem: cmimin. Dy mijë euro për ne, përdoruesit normalë, janë pak si shumë por në CeBIT të Hanoverit, kompania gjermane që merret me teknologjitë moderne, Secusmart ka zbuluar një aplikacion shumë interesant: Secure Call. Realizuar në bashkëpunim me Vodafone, për 12 euro në muaj i konverton telefonatat zanore në të dhëna, i mbron me një celës kriptimi 256 bit-ësh dhe i dërgon me anë të internetit. Përdoruesi nuk kupton asgjë dhe aplikacioni pritet të jetë i gatshëm deri në fund të vitit për pajisjet Android. Për BlackBerry, iOS dhe Windoës Phone do të duhet të pritet dhe pak.

Ashtu si të gjithë sistemet e tjerë të shifrimit, edhe ky funksionon në qoftë se të dy celularët, pra kush e bën thirrjen dhe kush e merr thirrjen, përshtasin të njëjtin sistem. Jo më kot Merkeli ka blerë një mijë telefona të sigurtë për vete dhe për funksionarët e saj.

Gjermanët nuk janë të vetmit që janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Edhe amerikanët, pikërisht ata që shkaktuan të gjithë këtë furtunë, sapo kanë shpallur krijimin e dy produkteve që bllokojnë spiunët. I pari vjen nga Boeingu, prodhuesi i avionëve, dhe është realizuar në bashkëpunim me FCC, enti amerikan i komunikacionit. I quajtur Boeing Black, është një telefon që kripton gjithcka, por përvec kësaj, fshin të gjithë të dhënat dhe programet nëse dikush përpiqet ta shtjerë në duar. JO tamam si mesazhet që vetëshkatërrohen në historitë më të bukura me spiunë, por pothuajse.

Tjetri është blackphone, i cili ka dalë në shkurt dhe është shndërruar tashmë në një yll të atyre kundër NSA-së. I zi sic e thotë dhe emri, është një smartphone i gjeneratës së fundit me një version më të sigurtë të sistemit Android, PrivatOS, plus një seri aplikacionesh, realizuar nga “profesorë” të vjetër të anonimatit në internet. Edhe në këtë rast gjithcka kriptohet, që nga telefonatat deri tek mesazhet duke kaluar përmes të dhënave, por në ndryshim nga Merkelphone kushton 577 Euro, përfshirë shpenzimet. Një cmim i pranueshëm pra për ata që nuk duan t’u vidhen të dhënat.

Ideja është që kaq shumë siguri nuk është menduar për ata që kanë dicka për të fshehur, por për të gjithë. Nga shumë drejtime dëgjohet të thuhet se sisteme të tillë janë për dashakeqët, por nuk është kështu. Normalisht, ne nuk dalim në bulevard me numrin e kartës së kreditit të stampuar në bluzë, nuk u themi të gjithëve se cfarë na pëlqen apo nuk na pëlqen, dhe maksimumi e kemi cantën që bëjmë pazar me firmën e butikut ku kemi blerë dicka. Megjithatë, të tjerët nuk e dinë se cfarë përmban, ngjyrën, masën apo modelin. Për të njëjtën arsye, të shmangësh përgjimin do të thotë të mos u japësh qeverive apo dashakeqëve fjalë dhe të dhëna që mund të ruhen një herë e përgjithmonë dhe të përdoren kundër nesh në momentin e duhur. Sigurisht, mund të ndodhë që të blejmë telefonin super të sigurtë dhe pastaj të ndajmë cdo gjë që bëjmë në Facebook, por kjo është një tjetër histori.

Leave a Reply

Back to top button