“Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur; ata janë kopshtarët magjikë që bëjnë të lulëzojnë shpirtrat tanë”.
“Gjatë jetës ne nuk fitojmë urtësi. Ne e zbulojmë atë gjatë një udhëtimi që askush nuk mund ta marrë në vendin tonë”.
“Nëse të ëndërrosh pak është e rrezikshme, kura për të nuk është të ëndërrosh pak, por të ëndërrosh akoma më tepër, të ëndërrosh gjithë kohës”.
“Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon dot imazhin që ne kemi për ta”.
“Nuk ekziston ndonjë person, sado i zgjuar që të jetë, që në fëmijërinë e tij të mos ketë thënë apo të mos ketë bërë gjëra, të cilat do t’i fshijë përgjithmonë nga kujtesa, nëse do të ishte e mundur”.
“Në realitet, çdo lexues është lexues i vetes së tij, ndërkohë që lexon një libër”.
“Vjen shumë shpejt ai momenti, kur nuk mbetet gjë tjetër për të pritur”.
“Çdokush ka tri jetë : një jetë publike, një jetë private dhe një jetë sekrete”.
“Destinacioni im nuk është më një vend, por një mënyrë e re e të parit të gjërave”.
“Ne mund t’i largohemi më me lehtësi një dhimbjeje, vetëm nëse e kemi përjetuar atë në thellësi”. / Bota.al