Sport

Messi: Mes meje dhe Ronaldos nuk ka rivalitet

Screen Shot 2015-06-11 at 4.31.26 PM

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka suprizuar me deklaratat e tij, duke u shprehur se mes tij dhe Kristiano Ronaldos nuk ka asnjë lloj rivaliteti.

Në një intervistë, Messi, tha se nuk ka asnjë lloj dueli mes tij dhe portugezit Ronlado, por dicka e tillë është krijuar nga mediat.

Ai theksoi se rivaliteti më I madh ekziston mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

“Nuk ka asnjë lloj rivaliteti mes meje dhe Cristiano Ronaldos. Kjo është dicka e shpikur nga mediat vizive dhe ato të shkruara.

Unë dhe Ronaldo mendojmë vetëm të japim më të mirën për klubet tona respektive asgjë më tepër.

Rivaliteti i madh ekziston mes Barcës dhe Realit dhe jo mes Messit dhe Cristianos. Nuk ka patur një Messi kundër Ronaldos dhe asnjëherë nuk do të ketë”.

Në shtatë vitet e fundit sulmuesi argjentinas dhe ai portugez janë cilesuar si futbollistët më të mirë në botë.

Dicka e tillë është mëse e qartë pasi dueli për Topin e artë, është kthyer në një duel mes të dyve në keto shtatë vite, gjë që pritet të ndodhë edhe për disa vite të tjera./f.b

Leave a Reply

Back to top button