Sport

Mirësevini në Triste Horizonte

Mirwsevini nw Triste HorizonteQajnë të gjithë. Një vajzë e vogël që ka një lule ngjyrë të verdhë mes flokëve, një zonjë që mban në dorë një fotografi të Neymarit dhe një tifoz që sheh i hutuar. Kjo nuk është një shaka. Eshtë një poshtërim. Stadiumi Mineirao nis të boshatiset kur Khedira shënon. Shuplaka e pestë. Mosbesimi shndërrohet në zemërim. Me miliona njerëz kishin besuar. Që nga të pasurit e rinj me suita në zonat më në modë, deri tek varfanjakët e favelas-eve. Futbolli në Brazil është i njëjtë për të gjithë. Në zonën ku mblidhet skuadra në Teresopolis, drejtuesit e federatës braziliane ftojnë gazetarët e huaj që të bëjnë një shëtitje nëpër muzeun e federatës. Për të parë pesë kupat, për të parë filmimet me Pelenë dhe Ronaldon, për të bërë të kuptohet se janë më të fortët.

Përplasjet e para

Po tani? Kjo humbje historike mund të shkaktojë reagime të dhunshëm. Dje janë dëgjuar disa herë kore kërcënues kundër Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, e cila pas ndeshjes ka shkruajtur në Tëitter: “Eshtë një keqardhje e madhe për popullin tonë. Por do të ringrihemi menjëherë”. Pas pak muajsh janë zgjedhjet dhe kjo humbje është një autogol i madh. Nuk do të jetë e lehtë për nxënësen e Lulas që të rikonfirmohet në krye të vendit. Dhe kjo humbje ka rindezur që tani ato protesta të shesheve që ishin shuar si me magji, me qëllim që Neymarin me shokë “të mos shqetësoheshin”. Nga sot, klasat sociale më të dobëta, ato që nuk arrijnë të ecin me ritmin e rritjes ekonomike të vendit, mund të rikthehen në rebelim. Nuk është rastësi që problemet e parë lindin në një kohë kur Gjermania nuk ka përfunduar ende masakrën. Flitet për trazira të vogla në plazhin e Copacabanas dhe rrugët e Recifes: burimet e policisë flasin për 5 arestime. Për Brazilin, nuk do të jetë e lehtë të kontrollojë ditët e fundit të Botërorit.

Më i keqi

Lok në tribuna, por edhe në fushë. Julio Cesar, pas golit të shtatë të Schuerrles mbështetet pas shtyllës. Dhe qan. Një shtylë si ajo e penalltisë vendimtare kundër Kilit dhe që e kishte shndërruar portierin e Tripletës në Itali, në një hero. Ndërsa tani ka vetëm trishtim që të kafshon stomakun. Brazili e ka zgjedhur tashmë se cili do të jetë imazhi i kësaj katastrofe. Njeriu që u duhet dërguar në sini tifozëve. Mineirao lëshon një rrebesh fyerjesh kundër Fred. Sulmuesi që nuk shënon asnjëherë. “I koti”, siç e kanë pagëzuar. Scolari e nxjerr nga loja në fund të ndeshjes. Ai ulet në një qoshe, me sytë e kuq. Ndërkohë vazhdojnë ta fyejnë. Ndoshta do të detyrohet të largohet nga Brazili. Shtatë golat e Gjermanisë do ta shoqërojnë në çdo stadium të vendit: si do të arrijë të fillojë kampionatin pas pak javësh? Ndërkohë, Oscari shënon golin e nderit dhe njerëzit fërshëllejnë. Ai top në rrjetë është një kafshatë e kotë.

Lamtumirë

Pastaj, si në një çlirim, mbërrim fërshëllima e fundit. Rodriguez e redukton sa më shumë kohën shtesë. Luiz Gustavo shembet përtokë. Në lot. Nga dhomat e zhveshjes vjen me vrap kapiteni Tiago Silva, i detyruar ta shohë nga tribuna këtë humbje epokale. Përpiqet të ngushëllojë shokët. I shtrëngon njërin pas tjetrit. Por dëshpërimi është në sytë e të gjithëve. Endërronin të ngrinin Kupën të dielën në Maracana. Që të hynin në galerinë e heronjve. Tani do të mbahen mend si skuara e turpit. Sepse, pikërisht fjalën “turp” thërrasin mijëra tifozë. Me sytë gjithnjë e më të egërsuar. Felipao thërret të gjithë lojtarët në mesin e fushës, më pas do të deklarojë “faji është i gjithi imi, u kërkoj falje të gjithëve për këtë disfatë”. Julio Cesar flet me zë të lartë: “Do të preferoja të humbisja 1-0 me një gabim timin”. Kështu përshëndeten. Ndërkohë që njerëzit fërshëllejnë, ndërkohë që telekameat shkojnë të peshkojnë në detin e vuajtjes së tyre. Për fat të keq, do të jetë edhe ndeshja për vendin e tretë që duhet luajtur. Lamtumira më e dhimbshme. Gazzetta.it

Leave a Reply

Back to top button