Magazine

Moxart vs Vagner: Ja si një grupim ish-ushtarakësh perëndimorë, po i ndihmon ukrainasit të mbrohen nga rusët

Nga Benedeta Barone

Dallimet midis Moxartit dhe Vagnerit janë aq të shumta, sa që do të ishte e vështirë të renditeshin që të gjitha. I pari lindi në Vjenë në shekullin XVIII, ndërsa i dyti ishte gjerman dhe jetoi në fundin e shekullit XIX. Moxart kishte një orkestër të vogël dhome.

Ndërkohë, orkestra e Vagnerit ishte luksoze, e fuqishme, e përbërë nga shumë elementë. Vagneri pati menjëherë sukses, aq sa një festival i tërë iu kushtua atij në qytetin e Bajreut. Moxartit iu dha statusi i gjeniut, por në një mënyrë më pak pompoze, më të ngadaltë, ndoshta më pak madhështore, edhe sepse muzika e tij mbeti gjithmonë në thelb joideologjike.

Siç e dimë, Vagner ishte një pikë referimi e fortë për lëvizjen nacionalsocialiste (naziste)gjermane. Sot, emrin Vagner e mban një formacion mercenarësh rusë të punësuar nga Vladimir Putin, dhe që është bërë mjerisht i famshëm për rolin që po luan në luftën në Ukrainë, sidomos në rajonin separatist të Donbasit (por këta mercenarë veprojnë edhe në Afrikë, ku mburren me një prani gjithnjë e më të madhe).

Disa mbështesin një lloj afërsie me nazizmin, ose më saktë me atë që themeluesi Utkin e përcakton si nazizëm ezoterik. Nga ana tjetër, është krijuar së fundmi edhe grupimi kundërshtar Moxart. Një organizatë amerikane private gati sekrete, që është në mbështetje të ukrainasve.

Në fakt vetë natyra e saj të kujton strukturën e ansambleve të muzikantit nga Salzburgu:evogël, hermetike dhe e zgjuar. Në fakt, ai përbëhet nga jo më shumë se 30 burra, gati që të gjithë me origjinë anglo-saksone, nga mosha 30-40 vjeç, të cilët nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në asnjë aksion ushtarak.

Synimet e tyre janë kryesisht humanitare. Ata merren me stërvitjen e ukrainasve, përpiqen që ti mësojnë ata sesi të mbrohen, por pa ndërmarrë iniciativa të drejtpërdrejta në front.

Ata nuk duan dhe nuk duhet të marrin pjesë në luftime. Ata janë në fakt veteranë lufte, përfaqësues të trupave elitë.

Themeluesi, kapiteni Endi Milbërn, është një kolonel i marinës amerikane, aktualisht në pension pas 31 vitesh shërbimi. Nëse ndonjëri nga anëtarët përfshihet në luftime, ai duhet të largohet nga Moxart”- deklaroi ai për francezen “Le Monde, duke specifikuar se shumë prej tyre nuk mbajnë as armë me vete.

Shumë nga ukrainasit që i rezistojnë ofensivës ruse janë shpesh të pa trajnuar, të papërvojë dhe në vështirësi. Shumica e tyre janë vullnetarë, dhe nuk kanë qenë asnjëherë situata kur duhet të mbajnë në duart një mitraloz. Shpesh në mesin e rekrutëve shfaqen disa gra.

Bakhmut, në Ukrainën Lindore, ushtarët e regjimentit të 72-të janë të rraskapitur dhe shumica jo më shumë se 20 vjeç. Atje anëtarët e grupit Moxart shkojnë dhe i pyesin nëse janë të interesuar të marrin pjesë për disa ditë në një trajnim të vërtetë ushtarak, natyrisht falas.

Ai zgjat zakonisht 10 ditë, dhe fokusohet në elementet klasike të luftimit:trajtimin e armëve dhe taktikat në terren. Rekrutët regjistrohen drejtpërdrejt, pra pa aplikuar në Ministrinë ukrainase të Mbrojtjes, dhe në përgjithësi çdo seancë trajnimi ka rreth 40 rekrutë (në fakt duhet të jenë të paktën dyfish, por ukrainasit e kanë të vështirë të largohen nga fronti qoftë edhe për një kohë të shkurtër).

Dhe 4 muajt e fundit, janë trajnuar më shumë se 2.500 ushtarë ukrainas. Asnjë nga anëtarët e grupit Moxart nuk është i gatshëm të zbulojë identitetin e tij. Po aq anonimë janë edhe donatorët e grupimit, të cilët financojnë nëpërmjet internetit aktivitetet e tij.

Qëllimi që i motivon është vetëm një:të mposhtin një armik të përbashkët. Por kjo duhet bërë me shumë kujdes, edhe për të mos mbështetur propagandën e Kremlinit, që pretendon se në terren janë të pranishëm edhe ushtarë të NATO-s. Në fakt nuk është kështu.

Që nga fillimi i konfliktit, Uashingtoni është kujdesur të evakuojë të gjithë këshilltarët ushtarakë amerikanë të pranishëm në vend. Mbështetja e SHBA-së është logjistike dhe në armatime, por jo në ushtarë. Shtëpia e Bardhë është e prirur të shmangë kërcënimin e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Po për këtë arsye, Pentagoni refuzon dhe mohon çdo lloj lidhjeje me grupin Moxart (siç bën me kompanitë e tjera ushtarake private në botë, të cilat janë gjithnjë e më të pranishme në vendet e përfshira në konflikte të armatosura).

Që nga fundi i shkurtit ky grupim është zhvendosur nga rajoni në rajon, dhe nga qyteti në qytet, për të siguruar ujë, ushqim, furnizime dhe veshmbathje. Ata nuk kanë frikë se mos bëjnë shumë. Sipas tyre rreziku real, nuk është përfshirja progresive në konflikt, e cila do të çonte në një konfrontim gjithnjë e më të madh dhe të pakontrollueshëm.

Përkundrazi, frika e tyre është se mos po bëjnë shumë pak. Nesër, thonë ata me vetenjerëzit vetëm do të pyesin nëse e gjithë kjo maturi ishte vërtet e nevojshme, dhe nëse mund të bëhejvërtet më shumë. /

Linkiesta” – Bota.al

Back to top button