Foto

MREKULLI! Kjo nënë tregoi se si është fëmijëria, pa televizion e celularë

Niki Boon filloi të bëjë fotografi si hobi, ndërkohë që jetonte në Skoci. Megjithatë, më vonë iu desh të heqë dorë, për shkak të ndryshimit të rrethanave të jetës. Pasioni i saj për fotografinë u rindez, pasi ajo u vendos në një zonë rurale të Zelandës së Re dhe lindi katër fëmijë. Boon nisi të vërejë se si fëmijët e saj ndërvepronin me natyrën dhe perceptonin botën që i rrethonte, dhe kjo u shndërrua në një burim të madh frymëzimi për artin e saj.

Fëmijët e mi jetojnë pa televizor dhe pajisje elektronike.

Eshtë një stil jetese që disave ndoshta do u duket jo i zakonshëm.

… por jam kaq e lumtur që zgjodha të jetoj në këtë vend magjik me familjen time.

Unë dokumentoj ditët e tyre, në një mjedis plot me natyrë dhe lojëra të papenguara.

Eshtë regjistrimi fizik i fëmijërisë së tyre, jeta ashtu si është…

…Realiteti!

Dhe është gjithashtu pasqyrim i fëmijërisë, me rrënjë të thella në vetë të kaluarën time.

… kur shijoja liri absolute.

Eshtë një fëmijëri, që tani unë ua përcjell fëmijëve të mi.

Dua vërtetë që të tjerët të kujtojnë disa aspekte të fëmijërisë së tyre, përmes fotografive të mia.

Mendoj se është më e mira kur fëmijët e mi vijnë në shtëpi të mbuluar në baltë.

Ata rendin dhe luajnë ku të duan dhe jetojnë në harmoni me natyrën.

Ata e kanë këtu vendin – të egër e të lirë…

… dhe asgjë nuk qëndron mes shpirtërave të tyre të rinj dhe natyrës.

E vërtetë, të jetosh në fshat ka shumë punë.

Por është shumë mirë për fëmijët, që të kuptojnë se si është që të të duhet të punosh për atë që ke.

Ata mësojnë prej ku vjen ushqimi ynë, si dhe për jetën e vdekjen.

Ata e perceptojnë dhe kuptojnë tërësisht botën, si dhe marrin mësime jete të rëndësishme, ndonëse jo gjithmonë të lehta.

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button