Foto

Nagasaki… 20 minuta më vonë. (Fotografitë më të rëndësishme të historisë)

NagasakiNë 9 gusht 1945, Amerika hodhi bombën atomike me emrin e koduar “Fat Man” mbi qytetin japonez të Nagasakit, duke vrarë afro 40 mijë vetë që në momentin e impaktit. Mijëra të tjerë do të vdisnin më vonë, prej djegieve apo rrezatimit. Skena ishte tipike si prej ferri, teksa mijëra vetë dergjeshin të vdekur apo të plagosur poshtë rrënojave. Qyteti ishte shndërruar në një gërmadhë gjigande.
Që në pamje të parë, e shohim që kjo është një fotografi e fuqishme. Por, ajo që të godet vërtetë, është se fotografia është bërë vetëm 20 minuta pas shpërthimit. Shkatërrimi është shumë i madh. Në anën e djathtë të fotografisë, vihen re tre njerëz që shohin të tronditur atë që ka ndodhur. Sado që të mundohemi, nuk mund ta dimë se cfarë u kalon nëpër mendje dëshmitarëve të një shkatërrimi të tillë.

Leave a Reply

Back to top button