Your Life

“Në ditët e sotme, bota po e tjetërson dhe po e komplikon shumë dashurinë…”

Në mars të vitit 2019, e dashura ime u nda prej meje. Nuk e kuptova arsyen pse dhe përgjatë gjithërrugës për në shtëpi, vrisja mendjen se çfarë e shtyu për të më kërkuar ndarjen. E vetmja gjë që mëkalonte nëpër mendje, ishte zëri i saj ndërsa më thoshte: “Të dua”. Kalova një muaj të tërë duke kërkuar përgjigje për çfarë më ndodhi, derisa një ditë hyra në dhomën e babit tim dhe i thashë: “Ba, ajo më tha se më donte”.

“Biri im, kur dikush hyn në jetën tënde dhe largohet prej saj shumë shpejt, kjo gjë nënkupton se ai person ndjente gjithçka për ty, përveç dashurisë së vërtetë. Nuk ke për ta kaluar asnjëherë dhimbjen që ndjen, nëse je duke kërkuar logjikë në dashuri, ndaj më mirë nis një histori të re dashurie”, më tha im atë.

E pyeta se ku mund ta gjeja forcën për të nisur diçka të re dhe ai më tha: “Mos u shqetëso, pasi çdo fillim vjen prej fundit”. Një javë më vonë, im atë u diagnostikua me një sëmundje të rrallë dhe degjenerative, e cila do t’i merrte jetën shumë shpejt. Mamaja ime nuk e braktisi, qëndroi përherë pranë tij. Im atë dilte çdo të premte të hante pica me vëllezërit e tij, por kur nisi të mos ecte dot, xhaxhallarët i sillnin picat nështëpi dhe i konsumonin duke bërë muhabet me të.

Prindërit e mi mbushën 29 vite martese në prillin e shkuar. Atëherë ata kërcyen për të festuar përvjetorin, kurse këtë vit që mbushën 30 vite martese dhe ai nuk ecte dot, mami vendosi muzikën e tij të preferuar dhe më kërkoi ta ndihmoja për ta kaluar në karrocën me rrota. Më pas u ul në gjunjë, e përqafoi dhe me gjunjtë në tokë kërcente duke u rrotulluar bashkë me karrocën e tij.

Pasi e pashë atë skenë, u ktheva në dhomën time me sytë e përlotur dhe i vetëdijshëm se e kisha kuptuar më në fund se çfarë ishte dashuria e vërtetë. Në atë moment, ndeza laptopin dhe e shkruajta këtë histori, sepse e shoh që në ditët e sotme bota po e tjetërson dhe po e komplikon shumë dashurinë…” – Anonim

Back to top button