Motivuese

“Nëse heq dorë një herë, kjo gjë fillon të të bëhet zakon. Kurrë mos u dorëzo!”

Në këtë material, ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta nga ish basketbollisti i mirënjohur, Michael Jordan.

“Nëse heq dorë një herë, kjo gjë fillon të të bëhet zakon. Mos hiq dorë asnjëherë”.

“Pranoje një humbje si një eksperiencë që të mësoi diçka. Mos i zgjat asnjëherë gishtin miqve të tu duke i bërë fajtorë”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Çdokush dështon në diçka. Por nuk mund ta pranoj dot që mos tëpërpiqem”.

“Nëse do të jesh i suksesshëm, duhet të jesh egoist, ose nuk ke për të arritur gjëkundi. Dhe sapo të arrish në nivelin tënd maksimal, aty duhet të mos jesh më egoist. Bëhu i arritshëm. Mbaj kontakte me të tjerë. Mos e izolo veten”.

“Jeta, ashtu si loja, ka ngritjet dhe uljet e veta, por nuk duhet ta humbasësh asnjëherë përqendrimin nga arritjet e tua dhe nuk duhet ta lësh veten të mundesh nga mungesa e përpjekjeve”.

“Kam dështuar shumë e shumë herë në jetën time. Dhe kjo ishte mënyra se si tani jam bërë i suksesshëm”.

Që të mësosh se si të korrësh sukses, duhet të mësosh fillimisht të dështosh”.

“Nëse po ecën drejt një muri, mos u ndaj dhe mos u kthe mbrapsht. Mendohu se si mundesh ta ngjisësh atë mur”.

“Talenti të bën të fitosh lojëra, por puna në grup dhe inteligjenca të bën të fitosh kampionate”.

“Disa njerëz duan të ndodhi diçka, disa urojnë të kishte ndodhur, disa e bëjnë të mundur që të ndodhë me përpjekjet e tyre”.

Back to top button
Close
Close