Sport

Neymar shpërthen në lot

NeymarNeymar është fytyra e vërtete e Brazilit brenda dhe jashtë fushës së lojës. Është imazhi I vuajtjes që po përjeton kombi brazilian pas disfatës së rëndë në gjysëmfinalen e botërorit kundër Gjermanisë ku u mundën 7 me 1. Pak ditë pas këtij turpërimi Neymar që nuk luajti në atë ndeshje për shkak dëmtimi , talenti brazilian nuk I mban dot lotët edhe para gazetareve. “ Nuk di sit a shpjegoj atë që ndodhi ne Belo Horizonte. Nuk e shpjegojnë dot ata që luajtën e jo më unë që nuk isha në fushë. Nuk ka vërtet shpjegim, pohoi Neymar I cili flet edhe pët temën e nxehtë të dëmtimit të rëndë që pësoi kundëer Kolumbisë në atë ndërhyrje të Zuniges që mund ta kishte lënë të paralizuar. “ Zuniga më mori në telefon për të më kërkuar ndjesë për faullin në kurriz dhe unë I pranoj faljet e tij por nuk mund të pranoj që ai ishte një faull normal. Falenderoj Zotin që më ndihmoi pasi nëse goditja do të kishte qënë pak më poshte mund të isha I paralizuar tashmë, u shpreh lojtari I Barcelonës I cili ndryshe nga menaxheri I tij deklaroi se trajneri Scolari duhet të qëndrojë në krye të pankinës së Brazilit.Në fund Neymar jep parashikimin e tij për finalen e “ Maracanas”. “ Shpresoj të fitojnë miqtë e mi Mascherano dhe Messi, pra Argjentina”.

Leave a Reply

Back to top button