Enigma

Nga mallkimi i numrit 4, tek zogu qafwngrirw qw parashikon vdekjen: Pesë bestytnitë më të çuditshme që ekzistojnë sot në botë

Screen Shot 2016-08-20 at 09.10.54

Qëkur ekziston njeriu, ekzistojnë edhe bestytnitë e tij. Ato janë pjesë e kulturës së çdo vendi, dhe mund të jenë vërtet unike dhe argëtuese. Në këtë listë kemi mbledhur bestytnitë më të çuditshme sot në botë.

5) Në Malajzi të gjithë shmangin uljen mbi jastëk

Në Malajzi të gjithë shmangin uljen mbi jastëkë, pasi besohet se shkaltojnë irritim të lëkurës dhe ekzema. Bestytnia rrjedh nga fakti se nëse jastëkët në një shtëpi janë të paktë, do jemi të detyruar të vendosim mbi karrige ndonjë prej atyre që mbajmë në shtrat. Dhe askujt nuk i pëlqen të vërë kokën e tij, aty ku të tjerët kanë vendosur më herët të pasmet…

4) Mallkimi i numrit 4

Kjo bestytni është shumë e zakonshme në Kinë, ku numri 4 konsiderohet të jetë bartës i fatit të keq, ashtu si edhe të gjithë numrat që përfundojnë me 4. Kjo bestytni vjen nga fakti se fjala katër, është shumë e ngjashme me fjalën vdekje në gjuhën kineze. Kjo bëstytni është aq e theksuar në vendin e madh aziatik, sa që në disa pallate mungon kati i katërt në butonat e ashensorëve.

3) Sa më shumë glasa mbi makinë, aq më shumë pasuri do përftohet

Nëse e keni fiksim pastërtinë e makinës tuaj, gjetja e glasave të pëllumbave mbi kofano apo xhama, është një nga fatkeqësitë më të rënda. Por nëse jeni supersticiozë, një gjë do t’iu ngrejë lart moralin:një bestytni që thotë se sa më shumë glasa që mund të gjeni mbi makinën tuaj, aq më më shumë pasuri po vjen drejt jush.

2) Shtëpi e re, fshesë e vjetër

Sipas këtij supersticioni, një shtëpie  re duhet të pastrohet me një fshesë të vjetër, ose që është përdorur tashmë diku tjetër. Në fakt, një fshesë e re nuk do të pastronte vetëm plehrat, por edhe fatin, prandaj kjo nuk është diçka e mirë.

1) Zogu qafëngrirë parashikon vdekjen tuaj

Qafëngriri është një zog i zakonshëm në shumë vende të botës, që i përket specieve Jynx Torquilla. Ai ka një aftësi të veçantë:atë të rrotullimit të qafës 360 gradë për të parë përreth. Kjo ka çuar në disa vende, në besimin se në rast se zogu e rrotullon kokën në drejtimin tuaj, kjo do të thotë që do të vdisni së shpejti. Gjithësesi, është më mirë të mos jeni supersticiozë nëse e ndeshni diku atë! /bota.al

Leave a Reply

Back to top button