Analiza

Një udhërrëfyes i ri për fraksionet politike

 

Ndarjet në “nacionalistë” dhe “internacionalistë”, mund të përshkruajnë më mirë politikën aktuale se “e majta” dhe “e djathta”.  Përgjatë viteve, terminologjia ka ngatërruar më shumë sesa ka ndriçuar. Ajo nuk i shërbeu pozitivisht as Revolucionit Francez. Napoleoni u vetëemërua perandor, në mesin e një entuziazmi të madh publik. Edhe sot e kësaj dite, varri i tij në Paris nderohet nga Franca republikane. Tani, Napoleoni i përkiste krahut të djathtë apo të majtë? Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje, dhe as që duhet. Ai ishte Napoleon Bonaparti dhe ai e bëri atë që bëri

Screen Shot 2016-07-07 at 13.17.09

Nga Xhorxh Fridman

Në 20 qershor 1789, në prag të fillimit të Revolucionit Francez, po mbahej një takim i Asamblesë Kombëtare në një fushë tenisi në Versajë. Fraksione të ndryshme u ulën në një tryezë të përbashkët. Mbështetësit e monarkisë u ulën në të djathtë. Përkrahësit e krijimit të një republike demokratike u ulën në të majtë. Në mes gjendeshin një shumëllojshmëri fraksionesh që luhateshin mes monarkisë dhe republikanizmit.

Kjo ishte origjina e termave krahu i majtë dhe i djathtë. Dhe ato janë përdorur në çdo rast për të përshkruar politikën globale. Përgjatë viteve, terminologjia ka ngatërruar më shumë sesa ka ndriçuar. Ajo nuk i shërbeu pozitivisht as Revolucionit Francez. Napoleoni, një oficer në ushtrinë revolucionare, u bë përfundimisht udhëheqës i ushtrisë.

Ai kishte mbështetje të madhe nga publiku, por u vetëemërua perandor, në mesin e një entuziazmi të madh publik. Edhe sot e kësaj dite, varri i tij në Paris nderohet nga Franca republikane. Tani, Napoleoni i përkiste krahut të djathtë apo të majtë? Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje, dhe as që duhet. Ai ishte Napoleon Bonaparti dhe ai e bëri atë që bëri. Koncepti i “majtë”, u shndërrua nga të qenit thjesht një ide mbi mënyrën se si qeveria duhet të drejtojë, duke u bërë partia e të varfërve dhe klasës punëtore.

Socializmi evropian mund të cilësohet pa frikë …

[real3dflipbook id=”1229″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close