Shumica prej nesh kanë dërguar të paktën një herë në jetë një tekst ose imazh që më vonë janë penduar dhe kanë dashur që ai mesazh mos ti shkoj kurrë bashkëbiseduesit.
Dhe falë përditësimit më të fundit të WhatsApp-it, kjo dëshirë tani është bërë një realitet.
WhatsApp ka prezantuar një veçori të re ‘fshini për të gjithë’, duke u lejuar përdoruesve të fshin mesazhin që kanë dërguar brenda shtatë minutave nga dërgimi i tij.
Ky opsion aktualisht mund të përdoret nga përdoruesit e Android dhe iOS.
Për të fshirë një mesazh, hapni WhatsApp dhe shkoni në chat që përmban mesazhin që dëshironi të fshini. Klikoni mbi mesazhin, pastaj zgjidhni tek menuja opsionin ‘Fshij’. Më vonë shtypni ‘Fshije për të gjithë’ dhe mesazhi do të zhduket. Mesazhet që fshini tani do të zëvendësohen me fjalën ‘Ky mesazh është fshirë’ në bisedat tuaja.