Rrënjët e irlandezëve mund të gjenden tek një grua neolitike dhe tre burra nga Epoka e Bronzit. E quajtur gruaja Ballynahatty, varri i saj 5200-vjeçar u gjet në vitin 1855 në afërsi të Belfastit. Gjenomi i saj u studiua në vitin 2015 dhe ka treguar një ngjashmëri gjenetike me njerëzit nga Spanja dhe Sardenjës sot. Interesante është që, paraardhësit e saj vinin nga Lindja e Mesme.
Gjatë Epokës së Bronzit, erdhën shumë njerëz nga Evropa Lindore. Treshja e meshkujve e kishin prejardhjen nga stepat e Pontikut, një zonë që prek si Ukrainën, edhe Rusinë. Grupi 4,000-vjeçar i epokës së Bronxit ishte gjenetikisht më i afërt me irlandezët, skocezët dhe skocezët modernë. Irlanda ka tendenca të spikatura gjenetike: tretjen e kollajtë të qumështit tek të rriturit dhe një gjendje që quhet hemokromatoza, kur depozita e hekurit kalon limitin.
Ky çrregullim u gjet edhe tek gruaja, edhe tek një prej burrave, por secili kishte një mutacion të ndryshëm. I njëjti burrë, por jo gruaja, kishte gjene që konsumojnë qumësht. Asnjë nga katër individët nuk ka përputhje të plotë me gjenet moderne irlandeze, por paraqesin disa nga grupet që më pas u trashëguan nga Keltët./bota.al