Teknologji

PARALAJMERIMI: Interneti mund të marrë fund në dhjetor

Do të jetë fundi i botës si e njohim. Nuk do të ketë Internet. Do të ketë shumë rrjete: ChinaNet, EuroNet, ndoshta DeutscheNet dhe FranceNet, apo BrazilNet dhe RussiaNet. Do i ngjajë botës përpara Internetit, me shumë rrjete privatë dhe një sfidë konstante ndaj interkonjeksionit

PETER SCHWARTZ
Futurist, Bashkëthemelues i Global Business Network

Interneti si e njohimFundi i globalizimit, G-Zero, Ballkanizimi, fragmentimi dhe fundi i internetit janë të gjitha mënyra për të përshkruar fundin e një gjysmë shekulli ku pjesa më e madhe e botës u bë gjithmonë e më e integruar. Ky proces integrimi ka qenë shumë i rëndësishëm për paqen dhe prosperitetin në 70 vitet që nga Lufta e Dytë Botërore. Regjime tregtarë gjithnjë e më të hapur, logjistikë e shpejtësisë së lartë, telekomunikacion – sidomos Interneti – shërbime më të lirë të linjave ajrore dhe një rritje e lëvizjes së lirë të njerëzve, të gjithë këta ishin faktorë që nxitën eficencën dhe rritjen ekonomike. Natyrisht, kjo ishte epoka e dytë e globalizimit. Epoka e parë, në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX u ndërpre prej Luftës së Parë Botërore.
Një element kyc për integrimin pas Luftës së Dytë ishte kuadri i institucioneve dhe marrëveshjeve si OKB, OBT, FMN, BB, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, OSCE, BE dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut. Por, sot dy forca po e prishin këtë kuadër.
Së pari, Shtetet e Bashkuara, duke filluar që me Ronald Reaganit, nisën t’i kthejnë shpinën globalizimit, që ai dhe ndjekësit e tij e shihnin si gjithnjë e më kanosës ndaj sovranitetit të SHBA. Mungesa e gatishmërisë së Senatit të SHBA për të miratuar Ligjin e Detit ishte ndoshta një prej hapave të parë që SHBA bëri për t’iu larguar globalizimit. Që atëherë, ne kemi hedhur pothtë pothuajse cdo marrëveshje shumëpalëshe, duke përfshirë edhe ato që i kemi hartuar vetë, si për shembull traktati për të bërë që shtetet e tjerë të përshtasin standartin tonë për aksesin e personave me aftësi të kufizuara.
Forca tjetër është ngjitja e fuqive të reja ekonomike, si Kina, India, Brazili e madje edhe Rusia. Në këndvështrimin e këtyre shteteve që po rriten, rregullat e sistemit global u shkruan prej SHBA dhe Europës, pra Perëndimit, në favor të tyre. Tani këta vende duan të rishkruajnë rregullat në favor të vet.
Rendi botëror gjeo-digjital
Një prej fushëbetejave më të rëndësishme është ajo për kontrollin e rrjeteve botërorë të informimit, sidomos Internetin. Interneti u projektua për të lehtësuar lëvizjen e informacionit, dhe ia ka dalë në mënyrë brilante. Për cdokënd që ka akses, Interneti vë në dispozicion një sasi shumë të madhe të dijes së botës. Paratë lëvizin në gjithë globin, në një treg gjithnjë e më të integruar. Interneti ka eleminuar fërkimin nga pothuajse cdo treg dhe transaksion.
Shqetësimet për privatësinë, spiunimet nga qeveritë kanë vënë në lëvizje një kaskadë që mund të rezultojë e pandalshme, pasi kanë krijuar një aleancë miqsh dhe sfidantësh.
Beteja e radhës do të luftohet në Busan, në Kore pas pak javësh, në një takim të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, një organ i krijuar për të rregulluar teknikisht standartet e ndërlidhjes të rrjeteve të telefonisë dhe telegrafit si dhe për të përcaktuar vendet e parkimit në orbitën e Tokës për satelitët e komunikimit. Në atë takim, vendet sfidantë do të përpiqen edhe një herë, sic bënë në Dubai në dhjetor të vitit që kaloi, që të marrin kontrollin e koalicionit shumëpalësh që ka “qeverisur” Internetin, sipas një kontrate me qeverinë e SHBA.
Fundi i botës si e njohim
Nëse ia dalin mbanë, do të jetë fundi i botës si e njohim. Nuk do të ketë Internet. Do të ketë shumë rrjete: ChinaNet, EuroNet, ndoshta DeutscheNet dhe FranceNet, apo BrazilNet dhe RussiaNet. Do i ngjajë botës përpara Internetit, me shumë rrjete privatë dhe një sfidë konstante ndaj interkonjeksionit.
Më kujtohet koha kur merrja me vete të gjithë pajisjet që më nevojiteshin për t’i lidhur në epokën e hershme të Internetit, për shkak të një shumëllojshmërie standartesh teknikë. Interneti u krijua për t’ia hequr fërkimin komunikimit digjital, qoftë nëse ishin kufij universitarë, qoftë kufij kombëtarë. Kufijtë digjitalë do të fillojnë të ngrihen dhe bashkë me ta do të rritet kostoja për gjithcka që ne bëjmë. Vendet e botës do të fillojnë edhe një herë t’i largohen njëri-tjetrit. Ekonomitë e shkallës do të zhduken.
Një e ardhme me fërkim të lartë
Teksa shkëputemi, nacionalizmat do të fuqizohen. Do të jemi në një botë me fërkim të lartë, dhe shanset për konflikte do të shtohen me shpejtësi. Eshtë një recetë për varfëri dhe luftë. Ashtu si Smoot-Hawley ishte një ligj vetëshkatërrues që vetëm sa e përkeqësoi Depresionin e Madh, po kështu edhe fragmentimi i INternetit, i nxitur prej dëshirës për kontroll kombëtar do të përshpejtojë fundin e erës së dytë të globalizimit. /Huffington Post/
PERSHTATI: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button