Zodiak Ditor

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox për ditën e sotme, 22 dhjetor 2019

DASHI

Më në fund fillon rimëkëmbja juaj, e cila do t’ju lejojë të kapërceni disa siklete. Nëse puna që bëni fillon t’ju rëndojë, ndoshta duhet të shikoni përreth.

Fundjava do të jetë pozitive. Venusi kthehet intrigues dhe ju lejon të kapërceni zhgënjimin dhe nervozizmin dhe t’i zëvendësoni ato me përqafime dhe përzemërsi. Edhe nëse në dashuri gjërat janë më mirë, nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë ndryshuar kurs.

DEMI

Që prej ditës së djeshme, ka pasur pak acarim dhe nervozizëm në ajër që duhet të mbahet nën kontroll. Ju ndoshta ndiheni të dembelosur dhe nuk doni të bëni asgjë. Për këtë mbrëmje, këshilla është që të shmangeni debatet dhe polemikat, veçanërisht me Luanin, Ujorin dhe Demin.

Dashuria e çifteve që përjetojnë një periudhë krize vihet veçanërisht nën presion dhe mbase dikush ka filluar të lodhet seriozisht.

BINJAKET

Kjo ditë dhe java e ardhshme janë pozitive për negociatat, për shitjet dhe blerjet dhe për të zgjidhur disa çështje gjyqësore që lidhen me shtëpinë. Sipas horoskopit të Paolo Fox, një lajm i mirë po vjen së shpejti.

Nga pikëpamja sentimentale, ju jeni të preferuar dhe të tillë keni qenë edhe në dy ditët e fundit. Mbrëmja e sotme është intriguese për ata që mund të kenë një partner edhe pse vetëm me kohë të pjesshme.

GAFORRJA

Le të fillojë një fazë pozitive për ju, e cila vjen pas disa javësh dyshimesh të mëdha! Sidoqoftë, Saturni kundër vazhdon t’ju shkaktojë lodhje dhe përgjegjësi të rëndësishme, por fundi i muajit do t’ju japë disa avantazhe. Lajme të mira po vijnë.

Eshtë e rëndësishme që ju të mbani një qëndrim optimist. Ngjarjet e dashurisë që lindin këto ditë do të mbahen mend.

Luani

Ka ardhur një periudhë disi e rëndë për ju, në të cilën duhet të bëni kujdes në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nëse po lini një vend pune, tensioni është i lartë, por suksesi nuk do të mungojë. Edhe nëse fati do të mbërrijë më në fund tek ju, armiqësitë dhe konfliktet mund të vazhdojnë ende.

Pak durim në dashuri sonte. Dikush është shumë i zënë nga puna dhe e sheh pak partnerin.

VIRGJERESHA

Ju keni një Hënë të bukur në një aspekt pozitiv që ju bën më të disponueshëm. Udhëtime dhe transferimet janë të preferuara: është koha ideale për të lëvizur dhe për të qenë pranë të dashurve tuaj.

Jeni vërtetë me fat në këtë ditë.

Nga pikëpamja sentimentale, shumë varet nga lloji i marrëdhënies që keni. Kur mbyllni një histori, nuk ka gjasa ta rikuperoni shpejt.

PESHORJA

Kjo e diel është një ditë disi në rënie edhe për shkak të shpenzimeve të ndryshme. Këshillat e horoskopit të Paolo Fox janë që ju të qëndroni larg qendrave tregtare ose shpenzimeve të panevojshme!

Në dashuri ka më pak tension tani dhe mbrëmja e sotme do të inkurajojë sqarimet. Favorizohen historitë e porsalindura.

AKREPI

Emocione të shkëlqyera për ata që do të përfshihen; për më tepër, parashikohen ngjarje me fat dhe takime të dobishme.

Mund të luani më shumë me ndjenjat, që është diçka që e bëni shumë mirë. Sfera erotike është në rritje këtë mbrëmje; favorizohen beqarët që mund të takohen.

SHIGJETARI

Ju pëlqen të keni kontakte me qytete të tjera dhe të takoni njerëz që mendojnë ndryshe nga ju. Kjo periudhë favorizon miqësi të reja dhe ju shtyn të largoheni nga rutina.

Sfera sentimentale është e lehtësuar dhe muaji tjetër do të shtyjë drejt një erotizmi më të madh: do të jetë e vështirë të jeni vetëm! Dikush madje mund të jetojë një përvojë jashtë një marrëdhënie që vazhdon prej kohësh.

BRICJAPI

Me mbarimin e armiqësive planetare, tani ju keni dëshirën për ta rikthyer jetën tuaj në lojë, madje duke filluar nga puna. Kushdo që ka pasur një bashkëpunëtor me vite, tani mund të kërkojë aleanca të reja.

Sfera sentimentale favorizohet, falë Hënës që shpërblen pasionin dhe erotizmin. Ata që janë beqarë mund të përjetojnë një natë zjarri, por yjet gjithashtu ndihmojnë ata që duan të rikuperojnë një dashuri ose të përjetojnë një emocion të papritur.

UJORI

Jeni të lodhur, por për fat të mirë kjo nuk ndikon negativisht në rezultatet që mund të merrni. Në çdo rast, horoskopi i Paolo Fox ju fton të bëni kujdes sepse do të jetë e lehtë të debatohet sonte. Ka nervozizëm për t’u mbajtur në kontroll duhet të bëni dyfish kujdes në dashuri.

Sfera profesionale ju sheh në rikuperim. Sidoqoftë, këtu duhet t’i kushtohet vëmendje debateve, pasi po përpiqeni të rikuperoni besueshmërinë dhe paratë.

PESHQIT

Kjo e Dielë ndihmon të gjithë ata që kënaqin instinktet e tyre. Një dozë e mirë e fatit po vjen për javët e ardhshme, bashkë me konsensusin dhe fitoret.

Nëse dikush ju bën të pakënaqur duhet të hiqni dorë dhe të kërkoni njerëz të tjerë më të veçantë: në këtë drejtim, kjo pjesë e dytë e dhjetorit është në anën tuaj.

Ndjenjat janë të preferuara: mbrëmja ndihmon beqarët dhe ata që kërkojnë takime pasionante. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button