Analiza

I pushtetshmi ka nevojë për intelektualët, pasaniku vuan mërinë

Atje ku zilia lind dhe ushqen ideologjinë

Në vitin 1954 Mont Pèlerin Society, klubi liberal i themeluar nga Friedrich A. von Hayek, i kushtoi paragjykimit antikapitalist të historianëve dhe të intelektualëve të tjerë një tryeze të rrumbullakët në të cilën morën pjesë studiues të rëndësishëm të epokës. Bertrand De Jouvenel sugjeroi aty se armiqësia e intelektualit ndaj biznesmenit buron nga fakti që i pari i lidh fatet e tij me bindjen se klienti ka gjithmonë të drejtë dhe, për pasojë, duhet të kënaqet. I dyti e percepton veten si një njeri mbi masat: detyra e tij është të ketë të drejtë, pavarësisht se çfarë mendojnë konsumatorët. Në thelb, ai qan një botë në të cilën nderohej si bartës i një pikëpamjeje të privilegjuar lidhur me botën. Raporti ishte reciprokisht fitimprurës dhe, në disa raste, ishte deri intelektuali ai që lëvizte dorën e mbretit: modeli i Kardinalit Richelieu.

Me avancimin e shoqërisë së hapur e gjitha kjo ka ardhur duke u zvogëluar. Kush fiton bastin e tregut nxjerr legjitimim nga mirësia e produkteve të tij, jo nga aftësia retorike e këshilltarit të tij. Në terma më brutalë, i fuqishmi ka nevojë për intelektualin: pasaniku, jo. Për Joseph Schumpeter, guerrilja kundër “parasë si bajga e djallit” është bërë një luftë e pamëshirshme me lindjen e një lloj subproletariati intelektual, i përbërë nga individë “psikologjikisht të papërshtatur ndaj punëve të krahut, njëkohësisht pa pasur domosdoshmërisht kërkesat për kryerjen e një pune profesionale”. Një gjendje e tillë e paqëndrueshme prodhon pakënaqësi dhe “pakënaqësia çon tek mëria” që “shpesh racionalizohet në kritikë sociale”. Por çfarë të thuash për ata intelektualë, që megjithëse duke pasur sukses, nuk bëjnë hap prapa respektivisht bërjes së parave?

Ludëig Von Mises mendon se përbuzja për akumulimin e pasurisë mund të kuptohet duke shikuar nga zilia që ata provojnë kundrejt atij që sipas gjykimit të tyre është vlerësuar padrejtësisht nga fati. Zilia, që Shën Agostini e gjykonte si “mëkatin diabolic par excellance”, është socialisht shkatërrimtare pasi bari më i gjelbër është në oborrin e fqinjit, jo në kopshtet e Versajës. Kështu, ziliqari e kalon natën murin për të shkulur lulet e fqinjit të tij. Dhe intelektuali, siç e ka thënë Lew Rockwell, President i Ludwig Von Mises të Auburn (Alabama), nuk mund të tolerojë “që kapitalizmi t’i mundësojë atij që në shkollë ka qenë gomar të bëhet miliarder, ndërkohë që ai punon si i çmendur për të siguruar një rritje modeste rroge”.

Zilia për pasuritë e të tjerëve shpjegon shumë, por jo gjithçka, nga mentaliteti i përhapur antikapitalist. Helmut Schoek e rafinon argumentin duke treguar sesi “ideja primitive se duhet të ekzistojë një lidhje rastësore” sipas së cilës “begatia e tjetrit duhet të jetë në dizavantazhin tim” përmbyset në një “ndjenjë faji primitive, parafetare, iracionale”: çdo individ, ziliqar për kë ka më shumë se ai, kërkon në mënyrë po aq të dëshpruar që t’i shpëtojë zilisë së të tjerëve. Kështu, intelektualët tentojnë që të shmangin zilinë e të tjerëve duke aderuar në çdo formë totalitarizmi: një teori që veç të tjerash është e pajtueshme ndaj kujt, megjithëse duke qenë për sytë e tyre më pak i zgjuar, pa pasur më shumë nga jeta. Në një shoqëri të barabartësh, gardiani i urtësisë është më i barabartë se të tjerët.

Për Ralph Raico, Profesor i Historisë Europiane pranë New York State University, intelektuali është në thelb “një mandarin i mësuar që të jetojë falë një burimi të sigurtë të ardhurash, zakonisht taksat. Prandaj ai rrallë do ta gjejë të mundur të kuptojë apo të vlerësojë mënyrën e të jetuarit të kapitalistëve, të niznesmenëve, të speuklantëve e të tregëtarëve”. Intelektualët e mendojnë veten si ajka e shoqërisë, por duke e hedhur vështrimin përreth, shikojnë se shumë biznesmenë, aktorë, komedianë dhe sportistë fitojnë më shumë se ta. Përgjigja e vetme koherente me premisën është se tregu është në thelb i pabarabartë, pasi gjeneron një shpërndarje të padrejtë të pasurive. Megjithatë, në këtë mënyrë intelektualët, që pretendojnë se dinë të lexojnë thelbin e botës, luajnë një rol thellësisht antisocial.

Pasuria, deri luksi më i çfrenuar, luan një funksion të trefishtë. Në radhë të parë, i jep vlerë kreativitetit: në mungesë të një çmimi, kërkimi i zgjidhjeve do të ishte jo i stimulueshëm. Në radhë të dytë, të pasurit janë konsumatorë të mëdhenj dhe kështu që ekstravagancat e tyre krijojnë mundësi punësi. Së fundmi dhe akoma më e rëndësishme, luksi shkakton një tension drejti imitimit: kush ka mbetur prapra, dëshiron që të nesërmen të sigurojë atë që sot është ekskluzive e pak anëtarëve të jetset-it. Intelektualët mund të luajnë dhe luajnë një rol themelor në shoqëri, por nëse i cedojnë zilisë më të keqe, rrezikojnë që të shkaktojnë dëme të mëdha. Në thelb, frenimi i zilisë nuk është edhe aq i vështirë: mjafton të vetëanalizohet slogani që krijoi fatin e Bill Clinton. It’s the economy, stupid.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button