Psikologji

Pesha e zilisë, një tregim i shkurtër por shumë domethënës

Një herë një mësues u tha nxënësve të tij:“Shkoni në shtëpi dhe shkruani emrat e njerëzve që keni zili. Por jo në letër. Shkruajeni secilin nga emrat në një kokërr patate dhe më sillninesër të gjitha patatet, dhe më pas do të flasim mbi ta”.

Nxënësit ishin shumë të zellshëm në përfundimin e detyrës. Të nesërmen kur shkuan në shkollë disa kishin marrë me vete vetëm 23 patate. Të tjerët tërhoqën zvarrë dhjetëra kokrra patate në një thes shumë të rëndë. Por mësuesi nuk e trajtoi atë ditë temën që u kishte dhënë.

Ai u tha nxënësve që t’i merrnin patatet me vete ditën tjetër. Kjo ndodhte vazhdimisht, dhe çdo ditë nxënësit mbanin me vete patatet e tyre. Por me kalimin e ditëve patatet filluan të kalben dhe mbajtja e tyre u bë shumë e bezdisshme. Në fillim nxënësit shpresonin t’ia transmetonin mësuesit të gjitha ankesat që kishin për armiqtë e tyre.

Për shembull ky person nuk e meriton lumturinë në martesën e tij, ai tjetri nuk e fitoi vetë pasurinë që ka etj. Por ndërsa era e keqe e kalbëzimit i shoqëronte deri në klasë, ata

u neveritën plotësisht nga ajo detyrë. Më në fund, mësuesi vendosi të ndërhyjë:“Kjo situatë është shumë e ngjashme me atë që mbani në zemër, kur nuk ju pëlqejnë disa njerëz. Kjo urrejtje e sëmur zemrën tuaj, dhe ju e bartni atë urrejtje me vete kudo që shkoni.

Nëse nuk mundeni të duroni dot erën e patateve të prishura për një javë, imagjinoni ndikimin që ka në zemrën tuaj kjo urrejtje që ju e bartni gjatë gjithë jetës. Sa më shumë njerëz të keni zili, aq më i rëndë është shpirti juaj. Dhe për çfarë? Asgjë nuk ndryshon. Ju vetëm sa po ia bëni më të vështirë vetes për ta shijuar jetën”.

Back to top button