Foto

Po përse vallë duhet të bllokohen këto fotografi?

Ho 4Mijëra protestues pro demokracisë në Hong Kong kanë pushtuar mediat sociale për të shpërndarë fotografitë dhe filmimet e demonstratave që kanë nisur që të premten. Megjithatë, qeveria në Pekin është angazhuar në një përpjekje të madhe për të mos lejuar që këto pamje të mbërrijnë tek përdoruesit e mediave sociale në Kinë.
Përdoruesit e Instagramit bënë të ditur dje se shërbimi është bllokuar në Kinë. Departamenti i propagandës në Pekin urdhëroi gjithashtu faqet e internetit në vend që të mos përmendin në asnjë rast përplasjet e fundjavës në Hong Kong.
Ndërkohë që pamjet e Instagramit që dokumentojnë protestat nuk ishin të disponueshme në Kinë, shërbimi ishte ende i aksesueshëm në Hong Kong. Ja disa prej pamjeve që Pekini nuk dëshiron të shihen prej qytetarëve të vet:

Ho 1 Ho 4 Ho 3 Ho 2

Leave a Reply

Back to top button