Sport

Puyol: Pique duhet ta mbyllë gojën

Screen Shot 2015-12-19 at 11.19.30

Carles Puyol e ka këshilluar Gerard Piquen që të jetë më i qetë jashtë fushës. Legjenda e Barcelonës këto komente i bëri pas problemeve dhe luftës së fjalëve që Pique ka nxitur me Real Madridin në muajt e fundit. “Ai po u jep gjërave jashtë fushës më rëndësi se që duhet. Ne duhet të flasim për futboll jo për këtë. Këto gjëra kanë rëndësi jashtë fushës më shumë se brenda saj”. “Lojtarët e Realit dhe Barcës njihen mes vete dhe kanë marrëdhënie të mira. Atmosfera në kombëtaren e Spanjës është e mirë. U tha shumë herë se kombëtarja ndikohet, por ne kemi fituar trofe me rëndësi”, u shpreh Puyol. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button