Teknologji

Qytete fantashkencë: 4 mega projekte të milionerëve arabë

Bota arabe gjithnjë e më shumë po zgjidhet si një vend turistik, madje po kthehet edhe në një vend me inovacion dhe teknologji të lartë. Arabët po i shtojnë ambiciet e tyre dhe këtë herë në disa qytete jashtë realitetit tonë të përditshëm.

Qyteti ekonomik i  mbretit Abdala.  KAEC-I (King Abdullah Economic City) është i lokalizuar në Riad. E përcaktojnë si qytetin më të madh kulturor dhe sportiv të mbretërisë. Ka një hapsirë industriale, zonë rezidenciale dhe një zonë portuale për mbretin, si dhe stacionin hekurudhor të Haramainit. Është një projekt që do të shndërrohet në një motor ekonomik si edhe në një metropol të krijimit. Aktualisht ka një popullsi 7 mijë banorë dhe vitin e kaluar priti 160 mijë turistë. Shtrihet në një hapsirë prej 112 km katrorë dhe do të jetë më i madh se Uashington DC. Kostoja e këtij projekti vlerësohet 100 mijë milionë dollarë dhe ishte vendim i mbretit Abdullah bin Abdulaziz Al Saud në vitin 2005, punimet do të mbarojnë në vitin 2035.

Lusail City.  Ky qytet po ngrihet 20 km larg nga Doha, kryeqyteti i Katarit. Ka një shtrirje prej 98 km katror dhe ka si objektiv dëfrimin, të cilit do t’i jepen 180.000 m2 tokë për parqe tematike, dy fusha golfi, 12 hotele me 5 yje, qendra tregtare dhe restorante. Do të ketë një qendër financiare, zona rezidenciale tepër luksoze, plazhe me rërë të bardhë, porte sportive për 1800 varka dhe jahte luksoze. Është parashikuar që Lusaili të jetë selia e Botërorit Katar 2022. Do të ketë 19 distrikte dhe kanalet pneumatike do të transportojnë plehrat në një zonë qendrore. Rezidentët mund të jetojnë në vila pranë plazhit ose në vila me kopshte, apo edhe në qiejgërvishtës. Do të ketë mjaftueshëm vend për të strehuar 450.000 persona.

Neom. Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohamed ben Salmán bëri me dije se NEOM do të jetë një zonë urbane në shkretëtirën verilindore të vendit dhe do të ketë më shumë robotë se njerëz. Iniciativa ka si objektiv shndërrimin e një territori në një qendër botërore si më e mira e Azisë, Afrikës, Europës dhe Amerikës. Do të nisë si një qytet që udhëheq drejt një të ardhmeje post-petrolium për teknologjitë e reja. Territori do të shtrihet në  26.000 km katror që përfshin zonat e tri vendeve përgjatë bregut në detin e Kuq, ndarë mes Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Egjiptit. Kostoja e këtij projekti vlerësohet 500.000 milionë dollarë dhe faza e parë e ndërtimeve do të nisë në 2025.

Mars Science City. Ky është projekt i një planeti tjetër që do të kushtojë më shumë se 660 milionë dollarë dhe do të shërbejë si një platformë për planetin e kuq. Do të shtrihet në një hapsirë prej 175 mijë metra katror dhe do të shndërrohet në një vend për një ekip kërkuesish që do të jetojë aty për një periudhë një vjeçare duke realizuar eksperimente për nevojat ushqimore, ujë dhe energji, për të eksperimentuar për jetën në planetin e katërt të sistemit tonë diellor. Ambicia për të kolonizuar Marsin coi në këtë metropol në Dubai që do të ngrihet në një territor të ngjashëm me atë të Marsit. Do të ketë shumë laboratore të një teknologjie të lartë, një muze aerohapsinor si dhe banesat e shkencëtarëve.

Leave a Reply

Back to top button