Sport

Real Madrid – Barcelona, ja formacionet e mundshme

Reali dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës.

Pas fitores 3:1 në “Camp Nou”, Real Madridi është shumë afër triumfit në Superkupën e Spanjës, derisa Barcelona beson se mund të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu” nga ora 23:00.

Për Real Madridin nuk do të luajë Cristiano Ronaldo, që u ndëshkua me të kuq në sfidën e parë në “Camp Nou”, derisa rikthehet Luka Modric.

Kurse për Barcelonën do të mungojë mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, për shkak të disa problemeve muskulore.

Ja lojtarët e ftuar dhe formacionet e mundshme për “El Clasico”:

Leave a Reply

Back to top button