Sport

Rindizen shpresat për Majkëll Shumakerin

Screen Shot 2015-05-23 at 21.12.19

“Majkëll Shumakeri po përmirësohet ngadalë, por në mënyrë konstante”. e ka thënë Sabine Kehm, zëdhënësja historike e ish kampionit të botës të Formula 1, në një intervistë të dhënë nga mediat kryesore gjermane.

“Jemi të lumtur të pohojmë që progresi është i vazhdueshëm, duke patur parasysh situatën e tij të rëndë pas aksidentit në pistat e skive”, ka shtuar Kehm. Menaxherja historoike e SHumakerit është shumë e matur kur thotë se “do të duhet shumë kohë, do të jetë një luftë e gjatë për të dhe të gjithë personat që i janë pranë. Ne jemi të lumtur ta përballojmë me kokën lart”.

Shumakeri hyri në gjendje kome në 29 dhjetor 2013, kur përplasi kokën në një shkëmb, gjatë një aksidenti me ski në Meribel, Francë.

Leave a Reply

Back to top button