Sport

Rinia e përjetshme e “Audi A4”

audiNë hapësirën e katër brezave, Audi A4 Avant ka fituar statusin e makinës së referimit në fushën e automjeteve me portobagazh të tipit “lifestyle”, segment për të cilin ajo ka “atësinë”. Kjo makinë familjare është kaq e “pjekur”, sa që ka hequr dorë nga një revolucion i ri estetik. Me përjashtim të cilindrit të ri “Audi” kënaqet me ndryshime stilistike që me zor vërehen nga syri i vëzhguesit të zakonshëm. Lehtësues fakti që përmasat mbeten të qëndrueshme (gjatësia rritet me 2.5cm), ndërkohë që pesha zvogëlohet me 120 kg, sipas treguesve.

Ashtu si paraardhëset, edhe A4 shkëlqen në cilësi. Materialet e përzgjedhur janë më së pashëm se kurrë. Zgjedhjet e ndryshme mund t’i japin një pamje moderne, klasike apo sportive. Pjesa e brendshme është shumë mikrpitëse, dhe ajo i hapet teknologjisë së lartë.

Në fakt është e mundur të zgjedhësh “kabinën” virtuale, të formuar nga një ekran LCD 12-polësh. Po kështu, një ekran fiks shfaqet në qendër të urës, që është një shembull fluiditeti. Një univers ndërlidhjeje që ofron edhe një pajisje karikimi pa kabëll të celularëve.

Pa qenë fenomenale, edhe rehatia përmirësohet. Pasagjerët në sedilet e pasme përfitojnë tablete të lidhur me shoferin. Hapja dhe mbyllja e bagazhit komandohet me një lëvizje të këmbës.

Audi A4 është edhe një shumësi sistemesh të asistencës për ngarjen. Rregullatori i shpejtësisë i pajisur me funksionin e udhërrëfyesit në trafik shënon një hap drejt ngarjes automatike. Nuk duhet të harrohen as sistemet e pikasjes së çiklistëve dhe mbajtjes së korsisë. Për t’u shënuar edhe fenerët LED Matrix. Fatura përfundimtare rrezikon të rritet.

Sa ip ërket motorrit, nuk sinjalizohen risi domethënëse, përveç faktit që motorri 4 cilindërsh me benzinë ka një sistem të ri djegieje. Konsumi është fantastik, për motorrin me futi 190 kuaj parashikohet një konsum prej 5 litra për 100 km.

Rehatia dhe sistemi i tingujve janë pikat e tjera të forta të kësaj makine.

I privilegjuar është dinamizmi kundrejt sportivitetit, në logjikën e filozofisë së Audi A4 Avant./bota.al

Leave a Reply

Back to top button