Sport

Ronaldo: Me Zidane më mirë se me Benitez!

ronaldo

Cristiano Ronaldo thurri elozhe për Zinedine Zidane pas suksesit 5-1 me Sportingun e Gijonit në “Santiago Bernabeu”. Portugezi nuk ngurroi ta pranonte se ndryshimi i trajnerit ka krijuar një tjetër atmosferë në dhomat e zhveshjes të Los Blancos.

“Zidane i ka dhënë një tjetër impuls skuadrës. Sinqerisht e them që me nëj trajner mund të kesh një lidhje me të ngushtë se më të tjerët. E njëjta gjë ndodh edhe me futbollistët. Natyrisht edhe me Benitezin kam bërë punën time dhe kam dhënë maksimumin duke menduar për më të mirën e klubit. Nuk kemi patur opinion të keq për Rafan, ai është munduar të bëjë më të mirën për Realin, por Zizu e sheh ndryshe futbollin. Mos më pyesni përse, por me Zidane ndihemi më mirë.”

Ronaldo foli me superlativa edhe për Carlo Ancelottin, ndërsa zbuloi më pas një detaj mjaft interesant gjatë ceremonisë së Topit të Artë.  “Para mbrëmjes gala, kur po mësonim skenarin, bëra përkthyesin e Neymar dhe të Messit, madje u thashë se duhej të më paguanin për këtë shërbim që po u bëja. Gjithmonë kam patur një marrëdhënie të mirë mes Messin.”

Portugezi shtoi më tej se ndonjëherë e ka të vështirë ta kuptojë tifozërinë e Realit, por e kë të qartë se mbështetësit e Los Blancos kënaqen vetëm me fitoret dhe lojërat e mira./Supersport

Leave a Reply

Back to top button