Enigma

Sëmundja misterioze që vrau 20 mijë njerëz në 20 vite

Screen Shot 2016-08-13 at 15.19.16Ekziston një sëmundje misterioze e veshkave që për vite me radhë ka marrë mijëra jetë të punëtorëve të fermave të orizit në Sri Lanka.

Në 20 vitet e fundit sëmundja ka vrarë 20 mijë persona dhe ka shkaktuar sëmundje të 400 mijë të tjerëve. Në disa fshatra raportohet që numri mesatar i vdekjeve nga kjo sëmundje të jetë 10 persona në muaj.

Gjatë kohës që sëmundja avancon dhe veshkat dalin jashtë funksionit, pacientët nuk munden të nxjerrin lëngjet jashtë trupit të tyre, dhe si pasojë e kanë të ndaluar të konsumojnë më shumë se një shishe ujë në ditë sepse gjymtyrët e tyre mbledhin ujin dhe fryhen nga prania e tepërt e lëngjeve.

Shkaku i kësaj gjendjeje mbetet ende i panjohur, por dyshimet hidhen mbi kimikatet që përdoren në fermat për rreth. Fatkeqësisht në Sri Lanka mungojnë mjetet e nevojshme për të kryer dializën, dhe kjo është arsyeja e një numri kaq të lartë vdekjesh. Edhe pse nuk ka pasur raportime për raste të ngjashme jashtë provincës Veri Qendrore (North Central Province, Sri Lanka), që nga shfaqja e saj për herë të parë deri më sot, sëmundja ka arritur që të përhapet nga dy provinca në shtatë.

Leave a Reply

Back to top button