Foto

Shkëlqimi i rigjetur i makinave klasike në Havana. Tashmë ikona të turizmit

Kuba 4

“Kur Chevroleti i Martin Viera doli nga dyqani i makinave, Harry Truman ishte president i SHBA, benzina kushtonte 27 cent-ë dhe një sallaks 24-vjecar me emrin Tommy Lasorda luante për Almendares në ligën dimërore kubane të bejsbollit. Ajo botë ka kohë që ka ikur tashmë, por Chevroleti vazhdon të ecë në rrugët e Havanës – pjesë e një flote makinash klasike që janë shndërruar në ikona të turizmit në shtetin socialist. Për dekada të tëra, makinat nisën të amortizohen dalëngadalë. Por në vitet e fundit zyrtarët kanë lehtësuar disi kontrollin e shtetit mbi ekonominë, duke lejuar vetëpunësimin e kufizuar. Kështu, ata fatlumë që kanënjë makinë të para epokës së revolucionit mund të fitojnë para ligjërisht duke u bërë shëtitje turistëve përgjatë bulevardit të Havanës. Fotografitë janë vërtetë të mrekullueshme (Associated Press):

kuba 1 Kuba 6 Kuba 5 Kuba 4 Kuba 3 Kuba 2

Leave a Reply

Back to top button