Sport

Shqipëria, ndryshe ndaj Armenisë

Screen Shot 2015-10-10 at 11.47.23

Të dielën, Shqipëria luan ndeshjen e “jetës” ndaj Armenisë. Asnjëherë më parë në historinë e futbollit shqiptar, Kombëtarja jonë nuk ka qenë më afër suksesit për të marrë pjesë në finalet e një eventi të madh kontinental, siç janë finalet e Francë 2016-s. Dhe për ta kaluar këtë prag atyre, i duhet edhe një sforco e vështirë, por jo e pamundur. Alternativa e tyre e vetme është fitorja. Kuqezinjtë e dinë këtë, ndaj ata janë përgatitur për një ndeshje “për jetë a vdekje” nga Armenisë. Por jo gjithçka shkon vaj për trajnerin De Biazi. Pas ndeshjes ndaj Serbisë, ai ka humbur edhe mbrojtësin e majtë Ansi Agolli, i cili ka plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë. Zëvendësimi i tij kokë më kokë është i vështirë, pasi Aliji nuk ka qenë plotësisht i gatshëm. Kësisoj që priten ndryshime të krahët e mbrojtjes.

Nëse Lila ia del për të qenë i gatshëm, pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Serbisë, një mundësi është që kavajasi të aktivizohet në të djathtë dhe Hysaj të kalojë në krahun e majtë, ndërkohë që Cana dhe Xhimshiti nuk lëvizin në qendër. Nga sa është vërejtur në stërvitjen e djeshme, kjo do të ishte më e pranueshme edhe për trajnerin De Biazi, i cili duke patur si kusht vetëm fitoren e ndeshje, po përgatitet një skuadër me theks sulmues. Spostimi më pas i Lilës, krijon mundësinë që në krahun e djathtë të mesfushës, për të rritur fuqinë sulmuese të skuadrës të aktivizohet Gashi, ose Roshi. Ndërkohë që Basha, Xhaka dhe Lenjani do të jenë në këtë repart, si dhe Memushaj që do të mbështesë Cikalleshin, i cili do të zevendësojë Balajn në majën e sulmit të kuqezinjve. Ka edhe opsione të tjerë, të cilët do të bëhen ndoshta më transparente në stërvitjen e sotme të fundit të trajneri De Biazi. Por e sigurtë është, që nesër, kuqezinjtë e Kombtares do të bëjnë një ndeshje “për jetë a vdekje”. /Sportal

Leave a Reply

Back to top button