Zodiak Ditor

Si do të jetë kjo e martë për ju? HOROSKOPI i datës 4 qershor 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të nxitoheni kur të flisni. Nëse keni një lidhje yjet nuk do kujdesen aq sa duhet për jetën tuaj dhe në disa momente mundet të keni edhe probleme të vogla me partnerin. Mundohuni të mos e teproni me fjalët dhe me xhelozinë. Ju beqarët më në fund do e gjeni personin për të cilin do ju rrahë zemra aq fort sa të jeni gati të bëni çdo gjë me të. Në punë do ju mungojë entuziazmi dhe mesi do prisni që dita të përfundojë. Çdo gjë do e bëni me shumë përtesë. Këshillave të kolegëve as që do ua vini veshin fare. Urani dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek financat. Gjendja do jetë e paqëndrueshme.

Demi

Nuk do e frenoni veten aspak gjatë kësaj dite dhe do thoni atë që mendoni. Në fakt ndryshe nga sa mund të mendohet, kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë përfitime. Për ju të dashuruarit asgjë nuk ka për të qenë si më parë. Do i lini njëherë e mirë pas krahëve problemet dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Pritet të vijnë ditë edhe më të mira. Ju beqarët ka mundësi të dashuroheni pas një personi me një kulturë dhe një racë tjetër. Në punë mos u tregoni të paduruar sepse nxitimi i madh do ju futë në telashe. Hidhini hapat ashtu si duhet dhe mos neglizhoni as detajet. Sipas Dritare.net, buxheti do bëhet problematik për shkak se do shpenzoni pafund pa menduar aspak për të nesërmen.

Binjakët

Hëna dhe Marsi do e bëjnë jetën tuaj shumë të këndshme dhe do ju duket sikur periudha me vuajtje ka përfunduar njëherë e mirë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë ndryshime të mëdha dhe mjaft pozitive. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij që dashuroni dhe do ja shprehni pafund ndjenjat njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me nxitim pasi gjërat e bukura ndodhin dalëngadalë. Në punë, po ecët me maturi dhe me plane do arrini atje ku doni. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka mos e bëni, por pyesni njëherë ata më specialistët. Në planin financiar do jeni mjaftueshëm të matur dhe të kujdesshëm sa për të mos pasur asnjë tronditje.

Gaforrja

Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot dhe nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Nëse keni një lidhje, Venusi do përkujdeset tej mase për jetën tuaj në çift dhe do përjetoni emocione shumë të veçanta pranë partnerit. Për asgjë nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me hare dhe emocione. Personat që do takoni do jenë vërtet me shumë vlera. Në punë do tregoni më shumë vendosmëri  dhe durim. Hënën do e keni në krah dhe ajo do ju bëjë të merrni më shumë iniciativa. Në planin financiar duhet të shmangni me çdo kusht marrjen e borxheve sepse keni për të pasur më shumë vështirësi.

Luani

Gjatë kësaj dite do largoni çdo kufizim dhe do bëni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje, do i konkretizoni projektet e hershme dhe do ndiheni shumë herë më mirë. Duke qëndruar më tepër kohë me partnerin do afroheni akoma me të. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të matur me personat që do takoni sepse jo të gjithë janë ashtu si shfaqen në fillim. Në punë do jeni shumë të angazhuar dhe të përqendruar me detyrat që iu janë dhënë. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do jeni deri ne fund mjaft të organizuar. Ju lumtë! Të ardhurat do kenë goxha përmirësime dhe kjo do ju bëjë të ndiheni edhe më mirë.

Virgjëresha

Sot nuk do keni reflekset e duhura dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme. Për ju të dashuruarit nuk do jetë një ditë aspak e qëndrueshme. Do i ktheni sytë sa andej këtej dhe ka rrezik që nëse dikush flirton, ju të bini pre e tij. Nëse jeni beqarë do vazhdoni ende të ëndërroni, por pa asnjë gjë konkrete. Në punë Mërkuri do iu japë gjithë energjinë e mundshme për të arritur objektivat. Shmangni konfliktet me kolegët dhe mos u përfshini as në debatet e gjera. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe gjendja do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Mund të kryeni edhe disa investime dhe mund të shlyeni të gjitha borxhet.

Peshorja

Planetët do sjellin gjallëri pafund në jetën tuaj sot. Do ndiheni shumë të çliruar dhe do thoni atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje, Dielli do e mbrojë jetën tuaj dhe nuk do lejojë që të keni as problemin më të vogël me partnerin. Ju beqarët duhet të bëni edhe pak më shumë durim në mënyrë që ta gjeni personin më të përshtatshëm. Po u nxituat mund të gaboni rënde. Në punë mund të keni më shumë vështirësi nëse jeni në një zyrë të vogël dhe me shumë kolegë. Do ju duhet të tregoheni me te qetë. Sipas Dritare.net, në planin financiar keni për të pasur goxha probleme kështu që më mirë ta pranoni ndihmesën e miqve.

Akrepi

Asgjë nuk do ju pengojë sot për të shprehur dëshirat tuaja. Në fakt një pjesë e tyre edhe mund të plotësohen. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e bukur. Do kaloni më tepër momente romantike me partnerin tuaj dhe do e kuptoni se të dy keni të njëjtat ndjenja. Nëse jeni beqarë duhet të gjeni një mënyrë sa më të mirë për ta joshur atë që pëlqeni në mënyrë që të keni sukses. Në punë, kreativiteti që keni do ju ndihmojë së tepërmi. Do ecni me objektiva të qarta dhe nuk do hallakateni me gjëra pa ndonjë rëndësi. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë.

Shigjetari

Idetë tuaja nuk do mirëpriten nga të gjithë sot dhe shpesh do ju duhet të bëni durim për t’ua mbushur mendjen. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më tepër lëshime ndaj partnerit tuaj nëse doni që gjërat mes jush të stabilizohen. Po vazhduat me kokëfortësinë do keni probleme serioze. Ju beqarët do bëni çfarë ta mendoni të mundshme vetëm për ta ndryshuar statusin tuaj. Në punë do bëni përpjekje, por nuk do arrini sa doni. Ka mundësi të merrni edhe disa kritika për gabimet e bëra më parë. Disa kolegë do ndihen të zhgënjyer. Në planin financiar duhet të bëni akoma më shumë kujdes që gjendja të filloje disi të stabilizohet.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do bëni çdo përpjekje për t’i vënë gjërat në vijë, por në disa raste do ju mungojë diplomacia. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë tej mase e qëndrueshme. Pranë partnerit do ndiheni aq mirë saqë nuk do keni nevojë për asgjë më shumë nga sa ai do iu japë. Edhe ju beqarëve do ju konkretizohen ëndrrat më të bukura dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në punë mundohuni të mos ua punoni kolegëve pas krahëve sepse do dilni vetë të humbur. Mirë është që për çdo paqartësi apo dyshim të diskutoni me ta para se të merrni vendime. Buxheti do lërë ende për të dëshiruar prandaj bëni kujdes të madh me çdo hap që do hidhni.

Ujori

Gjatë kësaj dite do keni jeni luftarakë, por do veproni me shumë takt dhe diplomaci. Ju të dashuruarit do keni më tepër besim tek partneri juaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë nga sa e mendonit. Mosmarrëveshjet dhe problemet e hershme do i lini pas krahëve përgjithmonë. Ju beqarët do keni sukses të madh në dashuri dhe çdo gjë do ju ndryshojë përgjithmonë. Në punë duhet të ndryshoni komplet strategji sepse me hapat që po hidhni nuk do arrini askund. Tregohuni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve rreth e rrotull. Në planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe situata ka për të qenë e shkëlqyer.

Peshqit

Neptuni do bashkëpunojë me Venusin gjatë kësaj dite dhe do e bëjnë çdo moment më të këndshëm. Nëse keni një lidhje yjet do bëjnë që ju ta përforconi lidhjen me partnerin dhe do e mbani larg rutinën. Pasditja dhe mbrëmja ka për të qenë më e bukur dhe më emocionuese. Ju beqarët do takoni disa persona të çuditshëm me të cilët as që do guxoni të hidhni hapa më tej. Në punë edhe sikur gjërat t’iu duken shumë të lehta hallakatuni pak dhe vonojini gjërat. Kjo do jetë një mënyrë e mirë për të dalë të fituar. Në planin financiar do bëni mirë t’i kryeni me kujdes llogaritë pasi përndryshe mund të gjendeni në vështirësi të mëdha. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button