Zodiak Ditor

Si do të nisë fundjava juaj? HOROSKOPI DITOR, e shtunë 15 qershor 2019

Dashi

Sot do e keni të vështirë të pranoni indiferencën e të tjerëve për propozimet që do bëni dhe do mërziteni kur t’iu kundërshtojnë. Në shumë momente edhe mund të irritoheni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj nuk do ecë mirë. Mungesa e komunikimit do çojë në mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të princit të kaltër, por pa asnjë rezultat. Në punë asgjë nuk do ju ecë sipas planeve. Shefat nuk do ua pranojnë propozimet dhe do ndiheni si të mbërthyer. Kujdes me inatin dhe acarimin sepse askush nuk do ju durojë. Nëse keni për të kryer shpenzime bëni llogari para se të nxirrni paratë pasi gjendja nuk do jetë e mirë.

Demi

Kjo dt do jetë disi më e qetë dhe më pozitive për ju. Maturia dhe instinkti do ju ndihmojnë mjaft. Nëse jeni në një lidhje do jeni në të njëjtën mendje me partnerin dhe do bëni gjithçka që ta largoni sa më parë rutinën. Venusi do ju mbështesë për çdo hap që do mendoni të hidhni dhe gjithçka do ju ecë si e keni dëshiruar. Ju beqarët do keni njohje të reja, por duhet të gjeni mënyrën e duhur për të flirtuar me dikë. Po u nxituat mund të gaboni. Sipas Dritare.net, në punë sado të vështirë t’i keni projektet, duke reflektuar dhe duke marrë informacione, do ja dilni mbanë. Në planin financiar përgatituni për përmirësim të gjendjes

Binjakët

Kjo e sotmja do jetë një ditë shumë e mirë sidomos nëse punoni në fushën e tregtisë. Intuita do ju çojë përherë në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do eksperimentoni sot vetëm për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Nuk do mungojnë as momentet romantike së bashku. Ajo që ju as ju ka shkuar nëpër mend është një surprizë që do ju vijë nga i dashuri i zemrën në një mjedis të hapur. Ju beqarët duhet ta largoni frikën sot nëse duan të gjejnë personin e tyre ideal. Në punë do tentoni të provoni edhe projekte të reja dhe në fakt do bëni shumë mirë. Në gjithçka do keni sukses. Me shpenzimet duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja e financave do mbetet e mirë.

Gaforrja

Sot do ju pushtojë gjithë kohës optimizmi dhe do i përmbushni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Ju të dashuruarit do jeni tej mase romantikë dhe do mendoni surpriza nga më të ndryshmet. Partneri do jetë i gatshëm të provoje çdo gjë që do i propozoni dhe do ndihet për mrekulli. Nëse jeni beqarë, më mire t’ia lini gjërat kohës dhe të mos bëni asgjë me ngulm sepse jo vetëm që nuk mund t’ia dilni, por edhe mund të lëndoheni. Në punë do i keni idetë fikse për hapat që duhet të hidhni dhe diplomacia do ju ndihmojë të keni arritjet e shumë dëshiruara. Buxheti do ketë më shumë përmirësime.

Luani

Sot do mundoheni të ecni sa më përpara. Sipas Dritare.net, dashuria dhe miqësia janë ato që do ju motivojnë më shumë. Ju që keni një lidhje do mendoni t’ia mbathni për diku në mënyrë që të përjetoni emocione akoma më të mëdha. Ju beqarët do keni një ditë shumë dinamike dhe do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura vetëm për të mos mbetur më vetëm. Yjet do ju favorizojnë. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por duke ju besuar miqve të ngushtë do çliroheni disi. Ata do ju japin mbështetje të pakufizuar. Në planin financiar do mbizotërojë qetësia. Probleme nuk priten aspak sot.

Virgjëresha

Yjet do ju japin më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe askush nuk do ju ndalë dot. Askush nuk do arrijë tua ndryshojë mendimet që keni për diçka. Ju të dashuruarit do bëni, por edhe do merrni deklarata të forta që do ua ngrenë zemrën peshë. Mbrëmja ka për të qenë fantastike dhe e mbushur me pasion të zjarrtë. Ju beqarët më në fund do e gjeni personin më të përshtatshëm që do ua ndryshojë statusin dhe jetën në tërësi. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe nuk do keni besim të verbër tek kolegët. Kjo gjë do shmangë edhe zhgënjimet. Me menaxhimin e financave do merrni akoma më shumë kështu që gjendja nuk do ketë probleme.

Peshorja

Yjet do ju krijojnë mundësinë për të komunikuar më mirë me të gjithë sot dhe për të dhënë mesazhet e duhura. Jeta sociale do jetë edhe më intensive sot. Për ju që jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin ka për të qenë fantastike. Do dini si ta surprizoni njëri-tjetrin, s ta përkëdhelni dhe si ta bëni të ndihet më mirë se kurdoherë. Pasioni do mbizotërojë gjithë kohës. Edhe ju beqarët do kaloni momente të bukura pas disa njohjeve të nxitura nga miqtë. Sipas Dritare.net, në punë do merreni vesh më mirë me kolegët dhe duke bashkëpunuar do i arrini të gjitha objektivat. Buxhetin vështirë se do ta menaxhoni si duhet, por gjithsesi tani për tani paratë do jenë të mjaftueshme.

Akrepi

Sot nuk do keni dëshirë të bëni asgjë e për më tepër në punë. Do doni të qëndroni pushim dhe të qetësoheni. Nëse jeni në një lidhje do i sugjeroni partnerit të qëndroni në shtëpi, larg zhurmave dhe lart njerëzve të tjerë. Për fat ai do ua bëjë qejfin dhe do kaloni momente shumë të ngrohta. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të njiheni me persona të rinj dhe nuk do i bezdisë aspak vetmia. Në unë do i merrni gjërat me përtesë dhe mesi do bëni ndonjë gjë të vogël. Mundet të merrni edhe ndonjë kritikë nga shefat. Gjendja e financave për fat do jetë e mirë.

Shigjetari

Morali nuk do jetë në pikun e tij sot dhe herë pas here do bini në trishtim. Për ju të dashuruarit nuk do mundojnë edhe debatet e forta. Do keni dyshim për çdo gjë dhe do ja merrni frymën atij që keni në krah. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin aq më mirë do jetë për ju. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm dhe kjo gjë do ju trishtojë pamasë. Në punë do e keni të vështirë t’iu jepni drejtim gjërave dhe do mbeteni shume mbrapa. Mund të hasni edhe pengesa nga disa kolegë zemër gur. Financat do fillojnë të dobësohen për shkak të shpenzimeve të palogjikuara që do kryeni.

Bricjapi

Yjet do ua bëjnë ditëm më interesante dhe më romantike sot. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të bukura e të veçanta. Me partnerin, jo vetëm që nuk do keni debate e mosmarrëveshje, por do kaloni edhe më shumë castw pasionante. Jeta sentimentale do jetë më në qendër të vëmendjes se kurdoherë. Ju beqarët do keni edhe mundësi për lidhje serioze edhe për dashuriçka kalimtare. Varet se çfarë d parapëlqeni. Në punë duhet patjetër të bëni ndryshime në projekte dhe mënyrë veprimi për t’ia dale mbanë sa më parë. Sektori i financave do jetë goxha i favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Sot yjet do ju bëjnë të mendoheni më shumë dhe të reflektoni për mënyrën e të dashuruarit.  Ju të dashuruarit nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do lerë për të dëshiruar. Nuk do i përkushtoheni shumë atij që keni në krah dhe ka rrezik që nëse vazhdoni kështu dikush tjetër të përfitoje nga kjo gjë. Ju beqarët sado qe ta kërkoni dashurinë e madhe nuk keni për ta gjetur dot. Në pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Do ndiheni krenarë për veten tuaj. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë mirë është që shpenzimet t’i kryeni me maturi.

Peshqit

Sot do jeni shumë energjikë dhe luftarakë prandaj do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Në punë mund të shkoni edhe përtej kufijve. Jeta juaj në çift do jetë më intensive dhe më emocionuese. Do ju gjeni zgjidhje të gjitha mosmarrëveshjeve që keni pasur dhe çdo çast do jetë plot hare e plot ngjyra. Ju beqarët do jeni intrigues dhe joshës prandaj do arrini të bëni për vete çdo person që do pëlqeni. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Në punë do ketë ndryshime shumë pozitive dhe në disa momente do i lini të gjithë me gojë hapur. Buxheti do përmirësohet jashtëzakonisht pas fitimit të një lotarie të majme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button