Teknologji

Si ndikon teknologjia në trurin tonë

Fonografi

Të gjithë e përdorim teknologjinë përditë, por rrallëherë ndalemi të mendojmë se si ndikon ajo në trurin tonë. Nuk do të kishim arritur aty ku jemi, nëse nuk do të ishim ndërtuar për t’u përshtatur. Teksa qytetërimi përparon me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, këto përshtatje kërkojnë gjithmonë e më pak kohë. Për mirë apo për keq, teknologjia na ndryshon të gjithëve.
1. Fonografët ndryshuan idenë tonë për gjatësinë ideale të këngës
Pjesa më e madhe e këngëve moderne janë afërsisht 4 minuta të gjata. Në fakt, shumica e njerëzve largohen ose mërziten shpejt nga këngë që zgjasin shumë më tepër. Eshtë e lehtë të fajësosh përqëndrimet e shkurtër të vëmendjes të shkaktuar nga epoka e internetit për këtë fenomen, por në fakt ai e ka fillesën në shekullin 19, kur Tomas Edisoni shpiku fonografin e tij të parë. Pajisjet e hershme të rregjistrimit mund të mbanin vetëm katër minuta muzikë, kështu që të gjithë këngët duhej t’i përshtateshin kësaj gjatësie kohore.
Një tjetër efekt anësor i kufizimeve të fonografit ishte shkatërrimi i muzikës klasike si një formë popullore e artit. Këto pjesë muzikore të gjata ishin të papajtueshme me mjetin e ri, kështu që nisën të dalin jashtë mode. Ndërkohë që këngët me kohëzgjatje të shkurtër u shndërruan në normale, shumë njerëz nisën të mërziteshin nga cdo gjë që ishte më e gjatë, kështu që zhanri i muzikës klasike humbi një pjesë të madhe të audiencës.

vijon

Leave a Reply

Back to top button