Psikologji

Si të zbulosh që partneri është edhe shpirti yt binjak

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni takuar një person, dhe ju është dukur sikur ta kishit njohur përgjithmonë? Dhe a keni ndier ndonjëherë se ndjeheni kaq pranë me personin tjetër, sa të kuptoni se nuk mund të jetë thjesht rastësi?

Në të kaluarën ishte shumë më e lehtë të njiheshim me njëri-tjetrin. Të gjitha këto aplikacione smartphone dhe faqet e takimeve nuk e lehtësojnë procesin e takimit, por e komplikojnë vetë procesin. Dhe programet dhe filmat televizivë na kujtojnë vazhdimisht se nëse nuk duam të mashtrohemi, është më mirë të mos i hapim zemrat.

E gjitha tingëllon shumë e lodhshme, por mos u shqetësoni. Ka edhe një lajm të mirë! Ju mund ta njihni këtë person në shenjat e mëposhtme:

Pranë tij do të ndjeheni të mbrojtura.

Pavarësisht asaj që keni përjetuar në jetë, ky person do t’ju ndihmojë të harroni të gjitha dhimbjet që keni pësuar, duke i zëvendësuar me një ndjenjë dashurie.

Marrëdhëniet me të do t’ju bëjnë të ndiheni se keni takuar mikun tuaj më të mirë, dhe madje edhe më shumë: keni gjetur një anëtar të familjes.

Ky person do të sjellë kuptime të reja në jetën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të bëheni një version më i mirë i vetvetes.

Eshtë e mundur që pak para se ta gjeni, do të filloni të ëndërroni, një ëndërr e cila me një saktësi të jashtëzakonshme do të parashikojë momentin e takimit tuaj.

Ju do të vetëdijësoheni se sa e plotë është jeta juaj.

Ky person do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurta, më të fuqishme dhe tërheqëse.

Për më tepër, do t’ju bëjë të ndiheni më energjike dhe më “të gjalla” sesa keni qenë më parë.

Kur të shikoni në sytë e tij, do të ndjeni një lidhje të thellë midis shpirtrave tuaj. Menjëherë do të kuptoni diçka shumë të rëndësishme për ju.

Do të ndani tërë gëzimin tuaj dhe gjithë dhimbjen tuaj.

Do të përjetoni lumturi jo vetëm në një nivel fizik dhe emocional, por edhe në një nivel shpirtëror.

Ky person do t’ju bëjë të ndiheni vërtet të veçanta – do t’ju japë ndjenjën e të qenit të dëshiruara, të vlerësuara.

Do të keni synime të ngjashme në jetë.

Kontakti fizik me të do të krijojë një ndjenjë të “fluturave në stomak” dhe do të dëshironi prekjen e tij të rradhës.

Do të harroni të ndjerit vetëm. Do të duket se keni kaluar tërë jetën tuaj me këtë person.

Do të ndjeni se tashmë e keni takuar atë në një jetë të mëparshme dhe më në fund jeta ju ka bërë të takoheni përsëri. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button