Sport

Simeone: “Mbajeni mend, vitin tjetër do favorizojnë Realin për titullin”

Screen Shot 2015-06-12 at 10.52.14

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, ka deklaruar se për sezonin e ri Real Madrid-i është ekipi favorit për të fituar titullin në kampionatin spanjoll. Trajneri argjentinas shprehet se edhe nëse Real-i do të hedhë hapa false, përsëri “Los Blancos” do të ndihmohen disi për të fituar trofeun.

Sipas Simeone-s ky fakt do të ndodhë pasi në 7 sezonet e fundit Real-i ka mundur të fitojë vetëm një herë titullin në drejtimin e Mourinho-s në vitin 2012. “Merengues” kanë investuar shuma marramendëse në merkato, por nuk kanë mundur të fitojnë asgjë, ndaj dhe në sezonin e ri mund t’u jepet një dorë. Kjo është teoria e Simeone-s, i cili është i bindur se titulli i ardhshëm do të dalë nga Madrid-i. “Mendoj se do të jetë një garë e fortë në sezonin e ri pasi të gjithë skuadrat do të fuqizohen. Gjithsesi me mundësi të madhe favorit është ekipi i Benitez-it, pasi i mungon titulli prej shumë kohësh”./Sportal

Leave a Reply

Back to top button