Sport

SPECIALE e “FFT”/ Po vijmë! Kosova e futbollit, tregimi i trishtë i Behramit, “sikleti” i Xhakës, ëndrra e madhe e Lorik Canës. Dhe një rrëfim për Beogradin…

 

Screen Shot 2016-06-02 at 13.52.06

“Vendi im është Kosova. Po të kishim qenë në një tjetër situatë, atje do të duhej të luaja”.

Ka një dridhje emocionale në zërin e Valon Behramit, teksa thotë këto fjalë. Mesfushori i Uatfordit ka luajtur mbi 60 ndeshje për Zvicrën – angazhimi i tij për vendin që e ka adoptuar është përtej çdo dyshimi. Por 31-vjeçari nuk e ka harruar asnjëherë vendin e lindjes; rajoni i dërrmuar nga lufta, nga i cili iu desh të largohet kur ishte pesë vjeç, në rrugëtimin e gjatë drejt perëndimit.

Kur Zvicra të luajë me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të Europianit të këtij viti, në 11 qershor, është e kuptueshme se pothuaj gjysma e futbollistëve do të jenë nga Kosova. Për Zvicrën nuk është vetëm Behrami, por edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ky i fundit mund të reshtohet të luajë kundër vëllait, Taulantit, i cili është një prej 14 lojtarëve me origjinë kosovare në skuadrën e Shqipërisë. “Do të jetë speciale, sepse do të luaj kundër vëllait tim”, thotë Graniti. “Por është një ndeshje shumë speciale, edhe për Kosovën”.

Një ndeshje që vjen pikërisht në momentin kur …

[real3dflipbook id=”1158″]


Screen Shot 2016-06-02 at 13.52.40

Leave a Reply

Back to top button