Foto

Spekulantë!

Screen Shot 2015-06-17 at 19.12.33

Kjo karikaturë, pjesë e një satire realizuar nga anglezi ëilliam Hogarth (1697-1764) të kujton krizën e parë të madhe të një burse në historinë e njerëzimit, “fluska e Kompanisë së Detit të Jugut”, e vitit 1720.

Kompania e Detit të Jugut ishte një shoqëri tregtare angleze e krijuar në vitin 1711. Kishte grumbulluar borxhin e madh publik të Kurorës së Britanisë (31 milionë stërlina, pothuajse të gjitha për shpenzime lufte), duke i konvertuar në tituj, të cilët më vonë ua jepte kreditorëve të shtetit. Në këmbim kishte ekskluzivitetin për tregtinë me Amerikën e Jugut. Kjo rrethanë, si dhe një propagandë e shkathët e Kompanisë, bashkë me pritshmëritë për fitime shumë të mëdha në të ardhmen në tregtinë me amerikano-jugorët, bëri që të rritet shumë vlera e aksioneve. Por në shtator 1720, u zbulua se ato pritshmëri bazoheshin në lajme të rremë dhe që operacioni ishte thjeshtë një mashtrim. Aksionet ranë dhe të shumtë ishin ata që humbën pasuri të madhe.

Në këtë karikaturë shfaqet City e Londrës (shihen Pallati i Korporatave dhe kupola e Katedrales së Shën Palit), me një “rrotë të madhe të fatit”, simbol i një Burse që i beson rastësisë dhe irracionalitetit. Personazhet janë eksponentë të të gjithë shtresave shoqërore angleze; mes tyre, poetët John Gay dhe Alexander pope dhe fizikani Isaac Newton. Në plan të parë, e lidhur tek rrota e fatit, alegoria e ndershmërisë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button