Enigma

Supersticione: Origjina e “abracadabra”-s

Screen Shot 2016-08-13 at 16.27.48Të thuash me zë të lartë këtë fjalë, supozohet që thërret dhe grumbullon forca të mëdha supernatyrore, ndonëse zakonisht në mënyrë hokatare, ose në kontekstin e “magjisë” së biznesit të televizionit. Ka patur një konfuzion të pazgjidhur skolastik në lidhje me origjinën dhe qëllimin. Fjala është shfaqur jo shumë kohë pas lindjes së Jezu Krishtit, me sa duket si një magji kundër etheve. Disa ia atribuojnë hebraishtes, të tjerë gjuhës më specifike Aramaike (gjuha që fliste Jezusi). Etimologu Eric Partridge luhatet mes Aramaishtes dhe fjalës greke “Abraxas” – një fjalë e lashtë mistike, shtatë gërmat e të cilës paraqesin shtatë planetet e lashtësisë, por edhe emrin e perëndisë greke që kishte gjarpërinj në vend të këmbëve. Fjalori i Oxfordit thotë se origjina është ndoshta versioni grek. Por e vërteta është që askush nuk e di.

Cilatdo qofshin aplikimet e saj mistike në lashtësi, në cilëndo gjuhë, sot fjala konsiderohet si një dredhi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button