Teknologji

TEKNO-POLITIKA / Si fitohen votat në epokën dixhitale

tekno 2Makineria amerikane e internetit është vënë tashmë në lëvizje për zgjedhjet. Një libër shpjegon se si rrjeti, që ishte forca fituese e Obamës në vitin 2012, do të jetë gjithnjë e më protagonist në fushatat e të ardhmes

Edhe pse duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, motorrët e mkinave elektorale demokratike dhe republikane janë ndezur tashmë: përvec kërkimit të kandidatëve të mundshëm – për demokratët tani në krye është Hillary Clinton, republikanët janë ende të ndarë – misioni më urgjent i të dy palëve është të kuptojë paraprakisht se cila do të jetë, në vitin 2016, strategjia më efikase në internet për të mbërritur tek zemrat e zgjedhësve. Eshtë një prej zbulimeve të shumtë që përmban libri i detajuar mbi shfaqjen politike më tërheqëse të botës, “Leksioni i Obamës”, i Stefano Lucchinit, asistent në Kongresin e Uashingtonit dhe tani drejtor i marrëdhënieve me jashtë në Eni, dhe i ekspertit të politikës së jashtme, Raffaelli Matarazzo.

Në zgjedhjet e vitit 2012, një njohuri më e madhe e ndërthurjes mes internetit dhe elektoratit rezultoi thelbësore për mandatin e dytë të Obamës. Autorët demonstrojnë se dy fitoret e tij kanë një rrjedhë të ndryshme, dhe dallimin e ka bërë pikërisht teknologjia. Në vitin 2008, McCaini u dorëzua përpara avancimit të një personi, të ëndrrave të tij dhe të një shprese. Katër vjet më vonë, Mitt Romneyn e mundi “makina”. Domethënë strategjia dhe organizimi që ka ditur të përdorë më mirë internetin, duke arritur të kthejnë “minorancat” e ndryshme që kishin zgjedhur Obamën në vitin 2008 (aziatikë, latinë, gratë beqare, nën 30 vjec, dhe familjet me të ardhura më pak se 30 mijë dollarë) në një shumicë heterogjene.

Përdorimi inteligjent i internetit nga ana e demokratëve ka bërë spote “sipas masës” për pothuajse cdo zgjedhës të vetëm, sondazhe në gjendje të përcaktojnë humorin e një lagjeje, sic shkruhet në hyrjen e librit. Dhe kështu, motoja e Obamës “Mes njerëzve, si ti” kishte vërtetë një kuptim, sepse kishte mbërritur pranë zgjedhësve duke i dedikuar më së miri burimet e tij, për mbledhjen e të dhënave personale dhe menaxhimin e tyre të centralizuar (Romney ua kish besuar kompanive jashtë fushatës së tij). Kështu u hodhën themelet për një urë me zgjdhësit, e përforcuar më tej nga puna kapilare e vullnetarëve. Fitorja e dytë e Obamës është frut i simpatisë së gjeneruar në rrjetet socialë.

Roli i smartphone-ve

Që do të bëhej fjalë për fushatën e parë elektorale me terren internetin, kjo qe e qartë që në fillim. Në vitin 2008, Obama u prezantua që nga shkallët e Illinois Old State Capitol, në 2012 pikënisja iu besua një videoje në Youtube. Lëvizja tjetër nuk linte dyshime: ftesa drejtuar mbështetësve të tij për t’u rregjistruar në facebook. Nëse në vitin 2008 rrjeti i Zuckerbergut bashkonte 40 milionë amerikanë, në 2012-ën ishin 160 milionë, aq sa i gjithë elektorati. Obama i fillimtetorit 2012, një muaj para votimit, ishte në vështirësi: papunësia mbetej mbi pikën kritike të 7 përqindëshit dhe ai sapo kish dalë nga debati i dështuar në tv, i mposhtur nga një Romney më grintoz. Në javët e fundit, Presidentin e shpëtoi vala e gjatë e investimeve teknologjikë, përvec se ndërveprimi konstant me një elektorat që për t’u azhornuar përdorte gjithmonë e më shumë smartphone-t.

Kapituli më stimulues i analizës gjurmon fluksin e financimeve të fushatës elektorale më të kushtueshme të sitorisë (gjashtë miliardë dollarë). E para ku një kandidat, Obama, falë përdorimit të “Super PAC” (Political Action Comittee) – organizime që mbledhin kontribute personalë – ka mbledhur më shumë se një miliardë dollarë. Libri tregon me qartësi prejardhjen e parave. Nëse Romneyt i erdhën paratë e Uoll Stritit, mbi kundërshtarin e tij ranë si rrebesh donacionet e sektorëve të teknologjisë së përparuar. Obama siguroi 97 % të kontributeve personalë të punëtorëve të Google dhe 92% të Apple. Ndërkohë që 99% e 30 milionë dollarëve të mbledhur nga Casinos/Gambling shkoi tek Romney.

Kjo është histori. Më tej, autorët flasin për luftën e 2016-ës. Organizatat për mbledhjen e fondeve janë vënë në lëvizje. Më e përparuara quhet “Ready for Hillary”, që nëse nuk do ketë probleme me shëndetin, është ajo kandidatja kryesore. Ajo që ende nuk shihet, por që me siguri po vepron, është inteligjenca e internetit, të cilës i përket të parashikojë tendencat e rrjetit dhe mediave sociale.

Një gjurmë gjendet në romanin e ri të Dave Eggers, “The Circle”, ku një rrjet social bëhet aq i fuqishëm, saqë i lejon vetes të shpëtojë demokracinë në deficit pjesëmarrjeje, duke shtrënguar të votojnë ata që duan të përfitojnë nga bota fantastike online e platformës së saj.

Leave a Reply

Back to top button