Teknologji

TEKNOLOGJIA / Të sëmurë nga “shumë kunguj nën një sqetull”

Njëri nga mitet e erës dixhitale është i sulmuar. Pedagogë e psikologë paralajmërojnë rreziqe të kësaj sjelljeje të re dhe gjithmonë e më të përhapur midis të rinjve: dërgimit të sms-ve, konsultimit në të njëjtën kohë me Ipad-in, duke shtuar dëgjimin e muzikës e në të njëjtën kohë chat-imin në facebook. Mund të prodhojë ankth e madje të dëmtojë kapacitetet cerebrale

Provoni të bllokoni një djalosh ndërkohë që ndërvepron me celularin e shikon televizion, ose shkruan një email dhe shkarkon një këngë nga smartphone. Provoni të qaheni gjatë një bisede nëse bashkëbiseduesi juaj, ndërsa ju dëgjoni, shkruan pa pushim sms. Provoni me pak fjalë  të pengoni valën e pandalueshme të të bërit të shumë gjërave njëkohësisht, e gjitha falë mundësive të ofruara nga teknologjia. E pamundur. Për të rinjtë e lindur në erën dixhitale shumë veprime të njëkmultitasking 1ohshme janë pothuajse një stil jetese, një mënyrë për t’u dukur i zgjuar, inteligjent e reaktiv, e nuk mundet kurrë t’i bindësh se sa e përshtatshme është, në shumë raste, të bësh një gjë të vetme në një moment të caktuar.  Për më të rinjtë që, duke përmbysur paradigmën breznore, ndjekin dhe kopjojnë zakonet e fëmijëve (dhe jo e kundërta), stakimi nga detyrat e shumta është më i vështirë, sepse do të thoshte të njohësh një paaftësi që sot është e papranueshme.
RREZIQET
Morali: të gjithë jetojmë në këtë  “lavatriçe” në të cilën mendojmë të ngasim modernitetin, të lidhim njëra me tjetrën gjërat që bëjmë në të njëjtën kohë. E të gjithë marrim përsipër risqe që burojnë nga shumë veprime të njëkohshme, duke nisur nga mundësia për të detyruar trurin në një aktivitet që nuk është në natyrën e tij. “Prandaj lindin ankthi, sulme paniku, stresi dhe madje edhe depresioni”, paralajmëron Paola Vinciguerra, Psikoterapiste dhe Presidente e Çrregullimeve Evropiane. Në realitet alarmet mbi dëmet e shumë veprimeve të njokohësishme ndjekin njëri-tjetrin në një cikël të vazhdueshëm. Sipas një kërkimi të fundit nga Universiteti i Londrës, i publikuar nga Forbes, rreziqet arrijnë deri në zvogëlimin e koefiçientit tonë intelektiv (IQ) (një i rritur humbet 15 pikë e i afrohet IQ të një fëmije): bëhemi më budallenj, sikur pijmë marijuanë. E kemi vështirësi për të ruajtur përqëndrimin, kreativitetin, mendimin. Në të njëjtën kohë, faktori tjetër i rrezikut i shumë veprimeve të njëkohshme, pothuajse zvarritet në shpirtin tonë, na rrethon në një lloj deliri fuqiplotë, në të cilën iluzioni është që gjithçka bëhet e mundur.
Më të ekspozuarit ndaj efektit multi-tasking (shumë veprime të njëkohëshme) janë natyrisht adoleshentët, edhe per hiperkonsumin e instrumenteve të universit dixhital dhe për mbulimin e televizionit me internet. Shoqëria Italiane e Pediatrisë ka përllogaritur, në një studim të titulluar Zakone e Stile të Jetës të Adoleshentëve Italianë, kohën e kaluar me shtojcat teknologjike, shumë shpesh të përdorura njëkohësisht, të brezave të rinj. Më shumë sesa tre orë në ditë përballë televizionit (13 % e djemve të intervistuar), më shumë se tre orë lundrim në internet (26 %-shi), me një përqëndrim të fortë të përdorimit të kompjuterit pas darke (56%-shi) dhe para gjumit (34,7%- shi). Rezultati: më shumë se një e treta e adoleshentëve italianë ka vështirësi për gjumin, dhe kjo përqindje rritet në 50% nëse kalohen në inspektim studentët universitarë. Me sa duket sepse shumë veprime të njëkohëshme kanë edhe këtë kundërtregues: përkeqëson cilësinë e gjumit tonë dhe ul numrin e orëve që arrijmë të flejmë.
Sapo sqarohen kushtet e diagnozës, e duke dhënë për të mirëqënë një koefiçent të caktuar alarmimi në kërkimet shkencore, mbetet e hapur fusha e terapisë. Pyetja, e thjeshtë në formulim, por ca më shumë e komplikuar në planin e përgjigjes është kjo që pason: Çfarë të bëjmë?
Një pistë e parë që psikoterapeutët sugjerojnë është ajo e të mos rënit në pesimizëm: Veprimet e shumta kanë hyrë në jetën tonë, tani shumë shtresa janë orientuar nga busulla e shpejtësisë me çfarëdo kostoje, e prandaj është e kotë të provosh ta fshish me një goditje si me sfungjer. Ta masim pavarësisht joshjeve të saj, e ndoshta të provojmë për të vendosur në fushë  ndonjë alternativë të dobishme. Është kjo që propozon për shembull professor Paulo Ferri, docent i Teorisë e teknikës së mediave të reja në Universitetin Bicocca-s të Milanos, në librin e tij të sapo botuar: “Fëmijët e rinj, si të edukojmë fëmijët në përdorimin e teknologjisë pa mosbesim e frikë”.
ANALIZA
“Jetojmë në një botë që është edhe reale edhe dixhitale, ku të dyja dimensionet kryqëzohen vazhdimisht, dhe është ky realitet me të cilin duhet ta masim”, shkruan Ferri. Në qendër të propozimit të tij ka një lloj “edukimi dixhital”, ku shtypja (ndalimi i përdorimit të kompjuterit, celularit e tv gjatë disa momenteve të ditës), ose dorëzimi (me prindër që ngrenë dorën e u thonë fëmijëve “bëni çfarë të dëshironi”), zëvendësohen nga shkëmbimi reciprok. Nëse shkojmë në kinema me fëmijët, duke u lënë atyre zgjedhjen e filmit, pse të mos provojmë të ndajmë së bashku kohën e lundrimin në universin e rrjetit? Do të jenë këto momente në të cilat do mundim të bindim bashkëbiseduesit tanë që kalimi nga shumë veprime në një veprim të vetëm paraqet paksa komoditet (rehati).
Për shembull: të bërët e shumë gjërave njëherazi, domethënë të marrësh përsipër rrezikun e të bërit keq të gjitha, e pastaj të paguash pasojat.. Ose edhe të mos gjeturit kënaqësi në atë që bëjmë. E akoma: një veprim në një moment kërkon zgjedhje prioriteti, kohësh, dedikimi ndaj një objektivi të drejtë në momentin e drejtë. Një element tjetër komoditeti, pasi seleksionimi zvogëlon lodhjen e të afron me më shumë lehtësi fundin, si në rastin e studimeve. Së bashku, prindër e fëmijë mund të gjejnë alternativa ndaj etheve teknologjike, për shembull nga një shëtitje në ajër të pastër, rimëkëmbim e ruajmë forcat. “Por në çdo rast mund të mbrohemi nga shumë rreziqe që mund të dalin, të mëdhenj e të vegjël, prindër e fëmijë, duke u kthyer në një stil jete më të qetë, më pak të burgosur nga mundësitë që ofron teknologjia”, paralajmëron profesoresha Vinciguerra. Po a mund të jemi më të qetë kur jemi të rrethuar nga një njerëzim që vrapon, vrapon, nganjëherë pa e ditur as edhe se ku po shkon? Ju mundeni, me kusht që të mos mbeteni i burgosuri i një objekti dhe të merrni kohën e duhur. /il messaggero/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button