Sport

Tërhiqet Barcelona? Kutinjo nuk vjen

Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, Kutinjo do të qëndrojë në Liverpul dhe nuk do të blihet nga klubi i Barcelonës.

Gazeta e qytetit “LiverpoolEcho” thotë se Barcelona ka hequr dorë nga braziliani, duke parë se klubi anglez nuk pranon asnjë euro më pak sesa 150 milionë eurot që ka kërkuar për futbollistin e tij.

Barcelona i vuri të dielën ultimatum Liverpulit që të pranonte ofertën prej 128 milionë eurosh, por “Reds”-at e refuzuan sërish.

Sipas “LiverpoolEcho”, bëhej fjalë për një “ofertë-kurth”, pasi Barcelona do të paguante 89 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër me kusht nëse Kutinjo do të fitojë Topin e Artë ose Barcelona do të fitojë disa Champions në vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Back to top button