ZZZFun

Test psikologjik: Perëndia egjiptiane që do zgjidhni, zbulon dhuntinë speciale që keni që në lindje

Simbolologjia, studimi i arketipeve është përdorur gjithmonë në të gjitha kulturat si një mjet njohës për skutat e mendjes njerëzore.

Edhe pse janë bërë hapa të mëdhenj në studimin e personalitetit dhe psikologjisë, shumë anë të mendjes sonë mbeten ende të pazbuluara.

Kjo është arsyeja pse simbolet e lashta mund të përdoren në testet e personalitetit për të zbuluar disa pjesë të së pandërgjegjshmes tonë.

Cilën hyjni ju zgjidhni?

Siç mund ta shihni në imazh disa nga perënditë më të rëndësishme egjiptiane janë përfaqësuar simbolikisht: zgjidhni instinktivisht atë që ju tërheq më së shumti dhe lexoni mesazhin që vjen drejtpërdrejt nga shpirti juaj!

1- Brumbulli

Ky simbol tregon ndryshimin. Për ju që jeni ndoshta shumë të lidhur me zakonet dhe atë që është e pandryshueshme, mesazhi që vjen nga shpirti juaj është se do të duhet të pranoni në mënyrë të qetë një ndryshim të thellë si në veten tuaj, ashtu edhe në mjedisin ku jetoni, sepse kjo është ajo që ju nevojitet për evolucionin tuaj.

2- Faraoni

Simboli i Faraonit përfaqëson hyjninë e personifikuar dhe për këtë arsye ju flet për mençuri dhe qëndrueshmëri të madhe. Ju ndoshta keni pasur momente mosbesimi në veten tuaj dhe një ndjenjë të heqjes dorë nga e kaluara. Mesazhi për ju është: besoni në veten tuaj dhe përpiquni të veproni me vendosmëri dhe autoritet për të marrë atë që dëshironi dhe për të përcaktuar mirë dhe qartë hapësirat tuaja.

3- Ibisi i Shenjtë

Ky simbol na flet për mbrojtje dhe inteligjencë. Mesazhi që ju vjen nga thellësia e shpirtit tuaj është: përdorni inteligjencën tuaj për të kuptuar se kush është i rremë ose i sinqertë përreth jush dhe për t’ju mbrojtur nga mashtrimet dhe manipulimet. Kërkoni drejtësi për veten tuaj dhe për ata që ju doni.

4- Kobra mbretërore

Kobra është një kafshë krenare dhe e zgjuar. Mesazhi që ju vjen nga shpirti juaj është që të përpiqeni të rimerrni kontrollin mbi jetën tuaj, të jeni më të zgjuar në zgjedhjet tuaja, por duhet të lini të shkojë ankthin që ju mbërthen. Lërini gjërat të shkojnë ashtu siç duhet dhe jini të gatshëm për të korrur përfitimet nga situatat që ju ndodhin.

5- Çakalli

Për egjiptianët çakalli ishte simboli i Anubis, mbrojtës i të vdekurve. Ai përfaqëson të kaluarën dhe të ardhmen dhe mesazhi për ju është: mos jetoni më me kujtime dhe pendesa dhe mësoni të shikoni përpara. Vlerësoni virtytet dhe aftësitë tuaja aktuale sepse ato janë burimet që do t’ju lejojnë të përparoni në të ardhmen.

6- Syri i Ra

Syri i Ra tregon fuqinë, shëndetin dhe prosperitetin në të gjitha fushat. Mesazhi i shpirtit tuaj është: ka ardhur koha që ju të shijoni rezultatet e marra deri tani, si në familje ashtu edhe në mjedisin e punës. Eshtë koha për të shpallur mendimet tuaja, por kini kujdes që të mos i kushtoni shumë peshë mendimeve të të tjerëve. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button