ZZZFun

Test: Zgjidhni një letër dhe merrni një mesazh nga engjëlli juaj mbrojtës

A ndiheni pak të humbur dhe të dekurajuar dhe a dëshironi të përfitoni nga këshillat e ëngjëllit tuaj mbrojtës?

Në tre letrat paraqitura në figurë mesazhet speciale shkruhen nga engjëjt tuaj mbrojtës, të cilët kanë fuqinë për të zbutur zemrën tuaj.

Ju mund të mos besoni shumë në teste, por prapë ia vlen të provoni.  Mund të ketë një mesazh shumë të veçantë në jetën tuaj në njërën prej këtyre letrave.

Nëse keni zgjedhur …

Letra Nr. 1:

Kjo letër ju tregon të analizoni jetën tuaj ndryshe.  Ju mund të ndiheni thellësisht të pakënaqur me realitetin tuaj aktual, por kjo nuk do të thotë që jeta ka qenë e keqe, thjesht nuk po i shihni gjërat në mënyrën e duhur.

Ka shumë gjëra të mira dhe njerëz të mirë përreth jush, dhe momentet e vështira nuk duhet ta përcaktojnë lumturinë tuaj. Lini mënjanë ato që dëshironi të ndodhin dhe analizoni ato që po ndodhin tashmë, me siguri do të kuptoni se ka shumë arsye për të qenë mirënjohës dhe të lumtur.  Ndryshimi i perspektivës tuaj mund të ndryshojë jetën tuaj, mos e harroni këtë.

Letra Nr. 2:

Ju gjithmonë e keni konsideruar veten një person vetmitar dhe nuk e keni hapur kurrë veten për asnjë lloj marrëdhënieje sepse besoni se duhet të jeni gjithmonë vetëm, në fund të fundit. Eshtë e vërtetë që ndonjëherë rruga duhet të merret vetëm, por ju do të jeni vetmitarë, vetëm nëse do e dëshironi vetë ju.

Shpesh është qëndrimi ynë që na bën vetëm dhe i pengon njerëzit e tjerë të hyjnë në jetën tonë. Mos e lini zemrën tuaj kaq të mbyllur për përvojat e reja, ju mund të rrokni shumë mundësi të veçanta për të njohur kuptimin e vërtetë të shoqërisë.

Letra Nr. 3:

Ju keni zakonin negativ ta nënvlerësoni vazhdimisht veten, duke besuar se nuk jeni mjaftueshëm të aftë dhe të fortë për të fituar vëmendjen e njerëzve që doni, ose për të arritur qëllimet që i vendosni vetes, dhe kjo ju pengon të eksploroni potencialin tuaj të vërtetë.

Kuptoni se jeni shumë më të veçantë nga sa mund ta imagjinoni.  Ju keni cilësi të jashtëzakonshme dhe keni absolutisht gjithçka që ju nevojitet për të qenë të lumtur. Mos e harroni këtë. Vështirësitë janë normale dhe u vijnë të gjithëve, kështu që mos lejoni që t’ju pengojnë të ecni përpara, sepse jeta do të jetë edhe më e mirë për ju. Besoni në veten tuaj. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button