Sport

Thirrja e Fatih Terimit: “Turp të na vijë! Duhet të luftojmë”

Screen Shot 2016-06-21 at 10.16.17

Perandori luan mbretërinë e tij. Fatih Terim nuk ka alternativa sot në mbrëmje në Lens: duhet të mposhtë Republikën Ceke dhe të shpresojë në ndeshjet e tjera për të mbërritur në të tetat e finaleve. Mision i ndërlikuar, edhe pse Turqia pikërisht në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016 i mundi çekët në Pragë. Ishte tetori i vitit 2015, e megjithatë duket se ka kaluar një jetë. Problemi parësor i Terimit është mungesa e lojës kundër Kroacisë dhe Spanjës: “Si i gjykoj ndeshjet tona? Duhet vetëm të na vijë turp, nuk kemi luajtur asnjëherë kaq keq, që kur jam rikthyer. Dua ta shoh skuadrën të luftojë dhe vrapojë, vetëm atëherë mund të mendojmë që të fitojmë. Jam i sigurtë që do ta bëjnë”, ka thënë Terim.

Terimi do të dojë të hedhë një formacion sulmues për t’u përpjekur të gjejë golin: deri tani Turqia ka goditur në portë vetëm dy herë. Dhe në një provë krenarie ishte thirrur edhe kapiteni Arda Turan, i panjohshëm deri tani. Por ai që luan gjithçka është Terimi: mbyllja me 0 pikë do të sillte divorcin e radhës nga kombëtarja./bota.al

Leave a Reply

Back to top button