Sport

Toti-Roma: Pas 23 vitesh, fundi i hidhur i një dashurie?

totti

Në orën 11 të një të diele çfarëdo, të një shkurti çfarëdo, në prag të një ndeshjeje çfarëdo, ndodh ajo që në 23 vite nuk kishte ndodhur asnjëherë. Luçiano Spaleti thërret Françesko Totin në zyrën e tij në Trigoria: me gazetat aty pranë, me tonin e zërit jo dhe aq shumë të lartë, për t’i thënë kapitenit që “me ato fjalë, kemi bërë të flasë e gjithë bota, sipas meje nuk ke përqëndrimin e duhur për ndeshjen e mbrëmjes, është më mirë të shkosh në shtëpi”. Toti e vështron dhe përgjigjet thatë: “Nuk mendoj se nuk të kam respektuar. Unë jam i përqëndruar, por nëse ti mendon të kundërtën, po largohem”. Një minutë për të përshkruar një pjesë të historisë së Romës. Tridhjetë minuta më vonë, Toti është tashmë jashtë Trigorias, pasi ka kryqëzuar vështrimin me disa shokë të skuadrës, mes të cilëve Alesandro Florenci dhe Miralem Pjaniç: koha për të mbërritur në shtëpi tek familja, ka qenë e njëjtë me kohën që lajmi të bëjë xhiron e internetit…

[real3dflipbook id=”962″]

Leave a Reply

Back to top button