Sport

“VAR” edhe në Formula 1? Ross Brawn: Duhen bërë ndryshime, mos të penalizohen pilotët

Aksidentet e shumta në sportin më të shpejtë në botë dhe penalizimet ndajpilotëve ka  bërë që një prej drejtuesve të Formula një Ross Brawn të zbatoj rishikimin e incidenteve.  Ross Brawn e bëri këtë reagim vjen pas penalitetit të dhënë Max Verstappenit në fund të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, fundjavën fundit në cirkuitin e Teksasit. Parakalimi në xhiron e fundit i Kimi Raikkonen nga ana e Max Verstappen shkaktoi një debat, pasi piloti i Red Bullit u penalizua për shkak se doli tërësisht nga pista në realizimin e parakalimit.

Braën, në postin e drejtorit menaxherial të automobilizmit në F1, mendon se ka ardhur koha për të garantuar në incidente të ngjashme në të ardhmen, se pilotëve të përfshirë do t’iu jepet mundësia të shfaqin pikëpamjet e tyre. “Në çdo sport, teknologjia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, duke iu lejuar arbitrave të marrin vendime sportive më të sakta.

Në Formulën 1, ne zotërojmë aktualisht një teknologji videoje të jashtëzakonshme, por mendoj se duhet ta rishikojmë mënyrën e përdorimit të saj, për të mundësuar sa më shumë saktësi dhe vazhdimësi”-ishte deklarata e tij./A.B./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button