Sport

Xavi rrëfen sherrin me Neymar-in

Screen Shot 2015-06-12 at 10.46.28

Mesfushori spanjoll Xavi është prezantuar zyrtarisht te Al Sadd, në Katar, ku do të vazhdojë karrierën edhe për disa sezone, para se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Megjithatë, në shumë interes paraqesin deklaratat dhe shpjegimet e mesfushorit në lidhje me një sherr të filmuar para pak ditësh mes tij dhe Neymar-it, gjatë paradës së Barcelona-s nëpër qytet me trofeun e Ligës së Kampioneve.

“Neymar-i po përpiqej të më hipte këpucët dhe po më shtynte, në një kohë që isha në një pozicion jo të mirë, në anë të autobusit. I thashë që të mos talleshin dhe të përqendroheshin te njerëzit që po përshëndetnin autobusin, anës rrugës. Fundja, këto parada bëhen për njerëzit, sepse duhen falënderuar dhe nuk mund të bësh ç’të duash, pavarësisht se në festime të tilla pihet edhe ndonjë birrë më shumë”. Xavi i jep edhe një këshillë Neymar-it: “Lojrat me topin, që bënë të plaste sherri kundër Bilbao-s në finalen e Kupës së Mbretit, mund të jenë normale në Brazil, por jo në Spanjë, sidomos në fundin e ndeshjes. Neymar-i duhet të reflektojë pak për këtë gjë”./Sportal

Leave a Reply

Back to top button