Teknologji

ZBULIMI / Një pakt i fshehtë në Silicon Valley, dhe një vrasje e çuditshme

zbulimi“Nëse merrni në punë qoftë edhe një prej këtyre personave, do të ketë luftë”. Kërcënuesi: Steve Jobs (Apple). I kërcënuari: Sergey Brin (Google). Kjo është një histori, e cila përmban të paktën dy përbërës për një triller të suksesshëm: një kartel i supozuar mes të mëdhenjve të Silicon Valley dhe një programues që vë në lëvizje një aksion të gjerë, por përfundon i vrarë në rrethana që janë, më e pakta, të cuditshme. Google dhe Apple, Intel dhe Adobe bashkë me kompani të tjera, janë në shënjestër të gjykatësve amerikanë me akuzën se kanë krijuar, me një marrëveshje të fshehtë, që të mos “rrëmbejnë” reciprokisht punonjësit më të zotë dhe që, për këtë arsye, konsiderohen edhe “më të rrezikshmit”. Këto të dhëna kanë dalë nga procesi ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, të akuzuara nga afro 64 mijë punonjës se mes viteve 2005 dhe 2009 kanë bërë një pakt “mosluftimi”.

Një lloj armëpushimi, për të bërë të mundur që konkurrenca të mos “fuste në thes” talentet e tyre. Mbi kokën e këtyre kompanive të mëdha peshon tashmë një aksion social që, nëse do të ketë sukses, do i detyrojë të paguajnë një kompensim rekord prej 3 miliardë dollarësh. Aq sa shumë vëzhgues janë të bindur se do të mbërrijnë në një marrëveshje, shumë kohë përpara se të shkojnë para gjykatësve. Pakti i “mos-sulmimit” ka nisur ndoshta që në kohën e Steve Jobs, i akuzuar se ka qenë ai që në një farë mënyre i ka hapur dritën jeshile kësaj praktike. Marrëveshja, nga e cila mendohet të jetë tërhequr Facebook, është arritur pas disa takimesh të fshehtë mes krerëve të këtyre kolosëve, sic rrëfehet nga disa emaile të shpërndara dhe publikuara nga Pando.com, i themeluar nga ish kreu i TechCrunch, Sarah lacy.

Wall Street Journal i ka marrë dhe i ka hedhur në internet dokumentat e gjykatës, në të cilët shfaqen edhe debatet e nxehtë mes Jobs dhe Brin. Nuk është ende e qartë nëse bëhej fjalë për një email, apo një telefonatë: një dokumentat e gjykatës bëhet fjalë për një kontakt direkt mes të dyve. Përplasja mes Jobs dhe Brin dhe “kërcënimi për luftë” i përket vitit 2005. Në atë kohë, Google i kërkoi ndihmë Bill Campbellit, një prej drejtuesve të Apple, për të bërë paktin tashmë të fashmëm. I cili u shkel më pas nga një zbulues talentesh në Mountain Vieë, i cili u dëbua pikërisht për këtë arsye. “Steve – i shkruante Schmidt Jobsit në vitin 2007 – më vjen keq, nuk ka respektuar politikat tuaja, shpresoj që të mos ndodhë më”. Në raste të tjerë janë transferuar edhe komunikime konfidencialë nga një kompani tek tjetra, për t’u azhornuar mbi tabelat respektive të pagave. Për momentin, kompanitë e përfshira as nuk kanë konfirmuar, dhe as nuk kanë përgënjeshtruar akuzat, por nëse do të vërtetohet autenticiteti i këtyre dokumentave, atëherë do të ishte vërtetë e sikletshme për të mëdhenjtë e Silicon Valley, të cilët janë akuzuar edhe më parë për praktika të ngjashme. Procesi prtet të nisë në 24 maj në San Jose, gjithmonë nëse kompanitë nuk bien dakord më herët: sipas rregullave, nëse nuk arrihet një marëveshje, atëherë gjoba prej 3 miliardë dollarësh edhe mund të trefishohet dhe të arrijë në 9 miliardë dollarë. Në atë pikë, cdo punonjës që ka bërë padi do të fuste në xhep 140 mijë dollarë. E sigurtë është që përpara gjykatësve nuk do të jetë Brandon Marshall, programuesi 43 vjecar që sipas rindërtimit të bërë nga The New York Times kontribuoi për nisjen e aksionit social. Ai u vra në dhjetor në kontenë e Santa Claras, në vijim të një përplasjeje të cuditshme me policinë. “Na thirrën, sepse dukej sikur po përpiqej të vriste veten – ka thënë për New York Times zyra e Sherifit. Kur mbërritëm, hoqi nga trupi një thikë”. Policia reagoi duke e qëlluar me pistoletë.

Leave a Reply

Back to top button