Sport

Zbulohet arsyeja pse Mbappe zgjedh Parisin dhe jo Realin

E përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar arsyen përse Mbappe, futbollisti i talentuar i Monakos dhe një prej më të kërkuarve në merkaton e kësaj vere, në fund do të zgjedhë PSG dhe jo Realin e Madridit.

Sipas të përditshmes spanjolle, sheikët pronarë të PSG-së janë gati të paguajnë Mbappenë me një pagë prej 15 milionë Euro në vit – që është më shumë se dyfishi i pagës që i ofronte Reali i Madridit.

PSG është skuadra mbretëreshë e merkatos së kësaj vere, pas blerjes rekord të brazilianit Neymar nga Barcelona, për 222 milionë Euro. Dhe çmenduria e sheikëve nuk ndalet. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button