ZZZFun

Zgjidh një grua dhe zbulo këshillën që ajo ka për ty sonte

Gruaja Nr. 1:

Na kanë bërë të besojmë se secili nga ne është gjysmë portokalli dhe se jeta ka kuptim vetëm kur gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na është thënë që ne tashmë kemi lindur të plotë, se askush në jetën tonë nuk e meriton të ketë përgjegjësinë për të plotësuar atë që na mungon. Ne rritemi përmes vetvetes. Nëse jemi në shoqëri të mirë, ne thjesht rritemi më shpejt.

Gruaja nr 2:

Jeni ju që duhet të besoni në veten tuaj, jo tjetri që duhet t’ju shikojë dhe t’ju thotë: “Unë besoj tek ju”. Ajo që do ta bindë tjetrin që keni ndryshuar është pajtimi me të kaluarën tuaj, nuk është ajo që ju thoni, është ajo që jetoni! Dhe ajo që ju duhet në shumë raste është të krijoni një mënyrë të re të jetës. Ajo që ju mungon shpesh, është pikërisht ky guxim, vendosmëri, për të hequr gjërat që ju shqetësojnë. Pse të vjen keq për diçka që nuk funksionoi?

Gruaja Nr. 3:

Problemi më i madh që keni është kur lejoni që personi tjetër t’ju godasë, k aq shumë sa ju lejoni që tjetri t’ju dominojë. Hapi i parë për të ndryshuar duhet të jetë juaji, ju duhet të merrni pronësinë e këtij ndryshimi dhe të riorientoni jetën tuaj. Nëse keni bërë shumë gabime në të kaluarën, tani duhet të pajtoheni me to. Ashtu si lumi, ju keni nevojë të pastroheni, keni nevojë për këtë pastrim çdo ditë, përndryshe do të bëheni një person i padurueshëm për të tjerët. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button