ZZZFun

Zgjidh një prej pergamenëve dhe lexo mesazhin që përmban

Fati është një forcë që na shtyn drejt një serie të pashmangshme ngjarjesh, nga rrethanat e të cilave nuk mund të shpëtojmë!

Pergameni Nr. 1

Ka ardhur koha: ju keni plane dhe projekte që gjithmonë i keni braktisur, duke menduar se nuk është koha për t’u përballur me to. Ju mund të gjeni justifikime si: “Unë nuk jam gati”, “Unë nuk kam para”, “Tani nuk është koha”, “Unë jam shumë i zënë”, dhe kështu ditët, muajt, vitet kalojnë dhe nuk filloni e nuk mbaroni asgjë.

Mesazhi juaj është se ka ardhur koha që të veproni!

Asnjëherë nuk është vonë për të planifikuar dhe ndërtuar diçka. Ju jeni ende të rinj: në fund të fundit, rinia është gjendje shpirtërore, dhe për këtë arsye duhet të jeni të guximshëm, duhet ta doni mendjen dhe shpirtin tuaj dhe duhet t’i jepni vetes mundësinë për të realizuar ëndrrat tuaja!

Pergameni Nr. 2

Vazhdoni të veproni dhe besoni: jeta është shkollë. Secila prej situatave në jetën tuaj ju jep një qëllim dhe përvojë unike dhe shembullore. Tani është koha të mos hezitoni dhe të ecni përpara në atë që bëni.

Mesazhi juaj është që nuk duhet të hiqni dorë! Vazhdoni të veproni dhe mos e humbni besimin, sepse më e mira ende nuk ka ardhur për ju!

Pergameni Nr. 3

Gjithçka do të jetë në rregull: ditët dhe javët do të jenë plot gëzim dhe trishtim, dhe kjo është plotësisht normale. Sigurisht, ju shpesh jeni duke pyetur veten: “Kur do t’i shoh rezultatet e punës sime? Kur do të kem më shumë qartësi për atë që dua nga jeta? Çfarë duhet të bëj në këtë pikë të jetës sime?”

Mesazhi juaj thotë se gjithçka që duhet të ndodhë me siguri do të ndodhë! Mos e humbni shpresën, duke u kapur fort pas kohës dhe lejoni të ndodhë e gjitha në kohën e duhur. Tani e tutje, punoni vetëm me dashuri, vullnet, guxim dhe, mbi të gjitha, besoni në veten tuaj dhe në jetën tuaj.

Në fund të fundit, gjithçka me siguri do të shkojë mirë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button