ZZZFun

Zgjidhni një prej figurave dhe zbuloni çfarë do ju sjellë gjysma e dytë e dhjetorit

Figura e parë

Po shkoni drejt pushiimeve të Krishtlindjes dhe vitit të ri, me besimin se këtë vitë keni bërë gjithë sa mundeshit. Nuk duhet të dekurajoheni. Njerëzit që punojnë, shpërblehen gjithmonë herët a vonë. Nëse për momentin të duket sikur nuk keni arritur atë që do të dëshironit, mos hiqni dorë. Mbani mend se ata që kanë dështuar, janë përgjithësisht ata që kanë hequr dorë kur suksesi ka qenë mu prapa qoshes.

Figura e dytë

Për hir të qetësisë suaj mendore dhe shpirtërore, mos dëgjoni shumë gjykimet e të tjerëve ndaj jush. Mbani mend shprehjen dëgjo njëqind vetë dhe bëj si di vetë, sa herë që të tundoheni të bëni ato që ju fryjnë të tjerët në vesh. Në gjysmën e dytë të muajit jeta juaj sentimentale do të marrë një hov që nuk e kishit ndjerë këtë vit që po mbyllet.

Figura e tretë

Relaksohuni. 2019 iku me të gjitha vështirësitë që mund të ketë sjellë dhe si i thonë fjalës, vit i ri, fat i ri. Dhe gjysma e dytë e dhjetorit për ju do të jetë thjesht pararendësja e një viti të ri 2020 që do të sjellë shumë surpriza të këndshme, sidomos në jetën tuaj sentimentale. Nëse keni kohë që jeni të mëdyshur për ta bërë propozimin e madh, tashmë ka ardhur momenti juaj.

Figura e katërt

Mos mbani mëri. Nëse jeni ndjerë të lënduar këto kohë, përpiquni të uleni dhe të kthjelltësoheni me mendjen tuaj, sepse mbase për disa situata mund të keni patur dhe ju pakëz faj. Koha e festave është një kohë e mirë për t’u pajtuar me njerëzit që keni më për zemër. Përpiquni që mëritë e vjetra t’ia lini vitit që po ikën. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button